25-26 Tetor 2024: “Konferenca Kombëtare e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, Vjeshtë 2024“

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

Konferenca Kombëtare e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë, vjeshtë 2024

Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Endokrinologjisë, Tiranë, do të mbahet më 25-26 Tetor 2024, pranë Hotel Tirana International, Tiranë deri në 100 pjesëmarrës, me 3.5 kredite të miratuara ditën e parë dhe 4 kredite të miratuara ditën e dytë, pra me 7.5 kredite të miratuara në total.

Aktiviteti ofrohet për specialitete si endokrinologë, gjinekologë, internistë, kirurgë, nefrologë, kardiologë, gastrohepatologë, reumatologë, dermatologë, alergologë, hematologë, pediatër si dhe infermierë dhe farmacistë.

Person kontakti: Prof. Dr. Agron Ylli

E-mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Nr. Tel: 0692571294

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit

Konferenca e Endokrinologjisë

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit