11.10.2024 "Mjekësia interne nga laboratori në klinikë: Fuqia e qëllimit të përbashkët".

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

"Mjekësia interne nga laboratori në klinikë: Fuqia e qëllimit të përbashkët"

Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, Tiranë, do të mbahet më 11 Tetor 2024, në Sallën Telemedicina, Spitali Rajonal Durrës, deri në 100 pjesëmarrës, me 3 orë efektive, me kredite të miratuara 3.

Aktiviteti ofrohet për mjekë të përgjithshëm dhe specialitete si mjekë familje, kardiologë, internistë, nefrologë, neurologë, endokrinologë, imazherist, dermatologë, kirurgë, onkologë, mjekë laboratori, mjekë ligjor si dhe farmacistë.

Person kontakti: Dr. Somida Kuka
E-mail:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Nr. Tel: 0672020299

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit.

Programi i eventit 11 Tetor 2024

WhatsApp Image 2024-10-10 at 13.22.53

Linku për pre-regjistrim: Këtu

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit