CEREMONIA E BLUZAVE TË BARDHA 2024
Fjala përshëndetëse e Prof. Margarita Gjata
I nderuar z. Rektor: Prof. Xheladin Draçini
Të nderuar kolegë, të dashur studentë dhe të pranishëm,
Në këtë të hënë Tetori, Unë ndihem e privilegjuar dhe e emocionuar që bashkë me stafin e fakultetit te Mjekesise dhe te gjithe Universitetit të festojmë një nga momentet më të rëndësishme të jetës suaj akademike: ceremonine e bluzave të bardha dhe t’Ju urojmë mirëseardhjen në këtë rrugëtim sa të vështëri aq edhe emocionues.
Ky akt simbolizon më shumë se një fillim: përfaqëson një angazhim të thellë ndaj mjekësisë dhe një dedikim të pakushtëzuar për të shërbyer njerëzimin, pasi Mjekesia eshte shume se profesion, ajo do te jete misioni i jetes tuaj!
Fakulteti ynë i Mjekësisë ka pasur nderin të nise këtë traditë që nga viti 2015, një histori që tashmë është e mbushur me momente të paharrueshme dhe arritje të jashtëzakonshme. Çdo vit, ne e shohim këtë ngjarje si një mundësi për të reflektuar mbi vlerat që na bashkojnë: humanizmin, përkushtimin dhe empatinë.
Në këtë rrugëtim, ju do të jeni vazhdues të një tradite të lashtë, një tradite që e sheh mjekësinë si një art, një shkencë dhe një thirrje për t’i shërbyer të tjerëve.
Dhe si dekane e re, kam nderin të vazhdoj këtë histori. Kam besim të thellë, se secili prej jush ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë një ndryshim të vërtetë në mjekesine tonë.
Edhe kete vit si zakinosht nxenesit me te mire, nepermjet nje procesi perzgjedhje transparent dhe meritokratik, zgjodhen mjekesine, fakt qe na ben krenare por rrit pergjegjegjesite para nesh.
Vetem se dua te mbani mend dhe te mos harroni kurre se mjekesia nuk eshte vetem ajo qe mesoni si studente e do te vazhdoni te mesoni gjithe jeten, por eshte gjithashtu ajo qe ndjeni e do te ndjeni si qenie njerezore sa here do te ndihmoni pacientet tuaj!
Çdo herë që do të vishni bluzën e bardhë, do të përkujtoni përgjegjësinë që keni mbi supe: ajo është një simbol i shpresës, i shërimit dhe i kujdesit për ata që kanë nevojë.
Le të kujtojmë se pas çdo suksesi që do të arrini, fshihen sakrifica dhe përkushtimi. Ju keni kaluar prova të vështira për të arritur këtu, dhe tani po hidhni hapat e parë në një rrugëtim që do të kërkojë shumë përkushtim dhe durim. Do të ketë sfida, por çdo sfidë do t’ju forcojë dhe do t’ju mësojë të jeni më të mirë.
Mjekësia është një profesion që kërkon më shumë se njohuri dhe aftësi teknike: ajo kërkon zemër, dashuri për njerëzit dhe një dëshirë të fortë për t’i ndihmuar ata në momentet më të vështira. Ju do të jeni në pozita ku jeta e njerëzve do të varet nga vendimet tuaja, dhe ky është një nder i madh.
Prandaj, sot, kur e vishni bluzën e bardhë, bëni një premtim: premtoni t’i shërbeni me përkushtim, premtoni të jeni kurajozë dhe të kërkoni gjithmonë të mirën për pacientët tuaj. Në çdo hap të kësaj rruge, mbani mend se keni mbështetje nga fakulteti, profesorët tuaj dhe njëri-tjetrin.
Dëshiroj t’ju uroj suksese në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Bëhuni frymëzim për të ardhmen dhe për ata që do të shërbeni. Bëhuni mjekë të shkëlqyer, të përkushtuar dhe të dashur.
Faleminderit dhe mirëseardhët në Fakultetin e Mjekësisë!