Hapet thirrja për bursa për studentët e doktoraturës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në Universitetin Côte D’Azur, Nice, Francë

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e doktoraturës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin Côte D’Azur Nice, Francë për vitin akademik 2024/2025

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës për studime

Kohëzgjatja e mobilitetit: 3 muaj

Numri i kuotave: 6

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (850 EURO në muaj për studentët);
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti Côte D’Azur Nice, Francë klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://univ-cotedazur.eu/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • CV në gjuhën Angleze;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Certifikata të gjuhëve së huaja Anglisht dhe Frengjisht të noterizuara;

 

Afati i fundit për aplikim: 30 gusht 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe të skanuara në adresën:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Formulari-i-aplikimit-.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Côte D’Azur, Nice, Francë. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit