Njoftim datë 15.11.2023- APLIKIMET PËR BURSA DHE PËRJASHTIM NGA TARIFA
Për studentët e programit të integruar të ciklit të dytë dhe studentët e ciklit të parë Bachelor
1-Në zbatim të VKM nr. 39,datë 23.01.2019 për përfitim të bursave, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet për bursa duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut: APLIKIMET PËR BURSA
2-Në zbatim të VKM nr. 40,datë 23.01.2019 për përjashtim nga tarifa e shkollimit, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut : APLIKIMET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA
Për studentët e programit të ciklit të dytë Master Shkencor/Profesional
Në zbatim të VKM nr. 780,datë 26.12.2018 për ulje të tarifës së shkollimit, ju njoftojmë se kanë filluar aplikimet duke bërë dorëzimet e dokumentacionit të kërkuar sipas linkut : APLIKIMET PËR PËRJASHTIM NGA TARIFA
Dorëzimet e dokumentave për aplikim sipas VKM të mësipërme do të bëhen pranë zyrës së informacionit të Fakultetit të Mjekësisë ,orari 8.30 deri 16.00.
Për të gjithë studentët e vitit të parë si dhe studentët e viteve të tjera të cilët kanë notë mesatare 9 deri 10:
Të dorëzojnë në godinën e lëndëve paraklinike :
1-Numrin e llogarisë bankare të hapur pranë BANKES CREDINS sh.a.
2- Fotokopje e Kartës së Identitetit.