Njoftim datë 15.09.20230

Për testimin e informatizuar të kandidatëve nga trojet shqiptare në kuadër të pranimit në programin e integruar të studimit “Mjekësi e Përgjithshme” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë

Kandidatët nga trojet shqiptare që kanë aplikuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të pranimit në programin e integruar të studimit “Mjekësi e Përgjithshme” do të zhvillojnë testimin e infromatizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr.23, Tiranë, në datën 18 shtator 2023, ora 12:00.

Për informacion më të detajuar klikoni linqet e mëposhtëm:

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/Njoftim_testim_mjekesi_trojet.pdf

http://qsha.gov.al/DPSH/materiale/njoftime/Mjekesi2023/kanditat%C3%ABt_mjek%C3%ABsi_troje.pdf

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit