Aplikime Master, viti akademik 2023-2024
Njoftohen aplikantët e interesuar që në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, që kanë filluar aplikimet për regjistrime në Ciklin e Dytë të studimeve "Master i Shkencave" dhe "Master Profesional" në Shëndet Publik për vitin akademik 2023-2024.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
a)Diplomen dhe listen e notave/suplementin e diplomes ose kopje te saj te njehsuar me origjinalin te ciklit të pare te studimeve te perfunduar ne Republikën e Shqipërise. Diplome te ciklit te pare te studimeve te perfunduar jashte vendit, te shoqëruar me kopje te diplomes te njehsuar me originalin, ose ne mungese te saj, te nje dokumenti tjetër zyrtar mbi bazen e te cilit eshte kryer njohja dhe njehsimi ne Republiken e Shqipërise te leshuar ne vendin ku ka kryer studimet qe i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve te ciklit te dyte.Kandidatët qe nuk e kane perfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit te diplomes paraqesin vertetimin qe kane aplikuar prane QSHA per njohje dhe njehsim;
b)formularin e aplikimit sipas formatit te shtojces nr. 2, pjese perberese dhe bashkelidhur udhëzimit;
c)deklaraten sipas shtojces nr. 1. pjese perberëse dhe bashkelidhur udhëzimit;
d)kopjen e dokumentit te identifikimit;
e)dy fotografi personale;
f)deshmine e njohjes se gjuhës shqipe, leshuar nga strukturat pergjegjëse vetëm për shtetasin e huaj i cili registrohet ne nje program studimi që zhvillohet ne gjuhën shqipe. Kandidati që ka kombësi shqiptare dhe njohuri te gjuhës shqipe mund te paraqese cdo dokument nga vendi i origines që provon njohen e kësaj gjuhe. Nga ky detyrim perjashtohen shtetasit e huaj qe kane perfunduar arsimin e mesëm te larte ose program studimi ne gjuhen shqipe ne institucione te arsimit te lartë ne Republikën e Shqipërise.
g) Kandidatët e kategorive te veçanta. Perveç dokumenteve te kerkuara me sipër dorëzojnë:
•Kandidati me statusin e personit me aftesi të kufizuar duhet te dorezoje dhe kopien e njehsuar me originalin te librezes se te verbrit te leshuar nga Sherbimi Social Shteteror ose kopje te noterizuar te vendimit te KMCAP-së;
•Kandidati me statusin e jetimit duhet te dorezoje dhe kopjen e njehsuar me originalin te dokumentit qe certifikon statusin e jetimit te leshuar nga Shërbimi Social Shtetëror.