KERKIMI SHKENCOR

Për stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë,


Në kuadër të nismës Science Hub, një grup studentësh të Fakultetit të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u angazhuar më tej në procesin e kërkimit shkencor.

Nëse jeni disponibel ti mundësoni studentëve  pjesëmarrjen në kerkimet tuaja shkencore, mund te plotësoni linkun e mëposhtem deri ne datën 18 prill 2023.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfT-9I6L6uqR95q_vukBAQKcxKGtmx3BV548CtwDJYCIEs5qg/viewform

Studentët nën drejtimin e pedagogëve mund të punojnë në realizimin e një punimi shkencor dhe prezantimin e rezultateve të kerkimit në një konferencë.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit