Institucionet që kanë të drejtë të aplikojnë përmes kësaj thirrjeje do të mbështeten financiarisht projekt-propozime nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë Publik që kanë për objekt të veprimtarisë së tyre kërkimin shkencor.
Kritere të përgjithshme për aplikim
1. Projekt-propozimi duhet të vijë nga një Institucion Publik i Arsimit të Lartë (IAL) i akredituar, në përputhje me kërkesat e udhëzuesit përkatës të PIKSH (shiko Udhëzuesin për projektet PIKSH);
2. Projekt-propozimi duhet të përmbajë planin për ngritjen ose rinovimin e infrastrukturës së kërkimit shkencor/laboratoreve të IAL-së, ose planin për blerje të pajisjeve të kërkimit shkencor ku përfshihen, pajisje kryesore ose grupe instrumentesh të kërkimit, koleksione, arkiva ose të dhëna shkencore, sisteme informatike dhe rrjete të komunikimit, si dhe çdo infrastrukturë tjetër kërkimore dhe inovative të një natyre unike, e cila do të shërbejë si për procesin e kërkimit shkencor ashtu edhe atë mësiomor në IAL.
3. Projekt-propozimi duhet të përmbaje planin për ta bërë infrastrukturën e kërkimit shkencor të aksesueshme dhe të hapur për përdoruesit e jashtëm.
4. Infrastruktura e kërkuar duhet të plotësojë kriteret e shkencës së hapur, “open science”, sipas përcaktimeve të ESFRI2 (European Strategy Forum on Research and Infrastructures) dhe parimeve të Zones Europiane te Kerkimit ERA3 .
5. Projekt-propozimi duhet të mbështetet në prioritetet strategjike sektoriale të miratuara nga Qeveria Shqiptare sipas fushave përkatëse.
6. Projekt-propozimi duhet të argumentojë qartë nevojën për të ndërhyrë në infrastrukturën ekzistuese kërkimore shkencore të IAL-së që e propozon me planin mesimor, kurikulën si dhe planin e kërkimit shkencor të IAL-së.
7. Projekt-propozimi duhet të argumentojë ndikimin që do të ketë infrastruktura e kërkuar në arritjen e objektivave të politikës, strategjisë e misionit të IAL-së;
8. Projekt-propozimi duhet të argumentojë ndikimin dhe avantazhet që infrastruktura e kërkuar do të ketë në zhvillimin e procesit kërkimor shkencor të IAL-së, lidhur me numrin e përfituesve nga projekti, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe/ose të tërthortë (studentë, pedagogë apo komunitet i kërkimit shkencor);
9. Projekt propozimi duhet të mbështetet mbi një analizë paraprake, të detajuar dhe reale të tregut, për çmimet dhe disponueshmerinë e paisjeve, software, apo materialeve të tjera që synohen te blihen nëpërmjet projektit;
10. Projekt-propozimi duhet të përshkruajë në mënyrë të detajuar planin e mirëmbajtjes së infrastrukturës dhe të vërtetojë që do ta realizoje atë me burimet e tij financiare dhe njerëzore.
11. Do të kenë përparësi:
a) Projekt-propozimet që vijnë në kuadër të mbështetjes së projekteve të studimeve të doktoraturave.
b) Projekt-propozimet që kanë siguruar mbështetje financiare nga burime të tjera siç janë: burime të vetë IAL-së; IAL-ve partnere, biznesit, donatoreve etj.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim Aplikantët duhet të dorëzojnë:
1. Projekt-propozimin të hartuar dhe paraqitur vetëm sipas formularit standard të aplikimit për PIKSH të (Aneksi 1 i udhëzuesit);
2. Projekt-propozimi dhe dokumentacioni tjetër duhet të dorëzohen në 2 kopje të shtypura dhe 1 kopje në CD, të shoqëruar me shkresë përcjellëse të institucionit punëdhënës;
3. Vendimin e akreditimit të Institucionit Publik i Arsimit të Lartë që aplikon.
4. Miratimin e projektit nga titullaret (rektori, dhe administratori) e Institucionit Publik i Arsimit të Lartë për pjesëmarrje në projekt;
5. CV e Drejtuesit të projektit, i cili duhet të ketë të paktën gradën “Doktor” në fushën përkatëse;
6. Kopje të diplomës së gradës shkencore apo titullit akademik të drejtuesit të projektit;
7. Nëse IAL ka qenë përfitues i fondeve të AKKSHI-së, të paraqesë vetëdeklarimin që ka shlyer të gjitha detyrimet pranë ketij institucioni ose nëse është në proces të paraqesë situatën në të cilën ndodhet projekti;
8. Në rastet kur per projekt-propozimin është siguruar bashkëfinancim (IAL, IAL partnere, biznesi, donatoret etj), IAL aplikuese duhet të sjellë një evidencë lidhur me bashkëfinancimin ( psh një marrëveshje bashkëpunimi midis IAL dhe biznesit)
Afati i fundit për aplikim është data: 30.04.2023