Lista e aktiviteteve

10.06.2011“Metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit të studentëve në mjekësi”

Tema: “Metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit të studentëve në mjekësi”
Data:10.06.2011
Qellimi: Njohja e pjesëmarrësve me metodat bashkëkohore të mësimdhënies dhe vlerësimit të studentëve në mjekësi, si dhe pajisja e tyre me aftësitë bazë për të filluar aplikimin e tyre në kurrikulën mjekësore.
Ofruesi: Fakulteti i Mjekësise(Njësia e Edukim në Vazhdim )
Vendi: Salla e Madhe, Fakulteti i Mjekësisë
Akreditimi: Akreditim i miratuar nga QKEV ( 6 kredite)
Pjesëmarrës: Personel akademik nga departamente e sherbime te Fakultetit te Mjekesise

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit