Lista e aktiviteteve

20.11.2010, Seminari i fushës frojdiane: Simptoma. Subjekti i ndarë dhe dëshira e tij

Tema: Seminari i fushës frojdiane: Simptoma. Subjekti i ndarë dhe dëshira e tij
Data: 20.11.2010
Përshkrimi:
Qëllimi: Përvetësimi i dijeve psikanalitike dhe  zbatimi i tyre në punën me pacientë
Objektivat:
  1. Njohja e teorisë psikanalitike lakaniane
  2. Kryerja e vlerësimit klinik të detajuar sipas këndvështrimit të J.Lacan
  3. Përdorimi i metodës psikanalitike në zbërthimin e simptomave dhe shqetësimeve mendore
Ofruesi: Fakulteti i Mjekësise(Njësia e Edukim në Vazhdim dhe Shërbimi i Psikiatrisë) në bashkëpunim me Shoqatën e Fushës Frojdiane dhe mbështetjen e projektit “Sistemi për Zhvillim Profesional” i Agjencisë Zviceriane për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Vendi: Salla e Madhe, Fakulteti i Mjekësisë
Akreditimi: Në proces akreditimi nga QKEV
Pjesëmarrës: Mjekë psikiatër dhe psikologë
Regjistrimi: Kontaktoni me email  Njësia e EV, Fakulteti i Mjekësisë

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit