Njoftim - Perjashtim nga tarifa e shkollimit

Njoftohen te gjithe studentet e Fakultetit te Mjekësise  që  kanë dorëzuar dokumentacionin për përjashtim nga tarifa vjetore e shkollimit për vitin akademik 2016-2017 në zbatim të VKM Nr.866, datë 23.10.2015, në muajin Shkurt 2017, të plotësojne dokumentacionin e dorëzuar sipas kërkesave të VKM 269, datë 29.03.2017.“

Në mënyrë të veçantë të gjithë studentët qe kanë  aplikuar per kriterin per perjashtim nga tarifa si femijë me prindër Invalid duhet të plotësojnë dokumentacionin me Vertetimet Origjinale të ndihmës Ekonomike të dhëna nga organet e pushtetit Vendor ku të jetë përcaktuar edhe masa e ndihmës.

Dorëzimi I dokumentacionit shtesë të kryhet nga data 14.04.2017 deri në datë 20.04.2017,  në protokollin e Fakultetit të Mjekësisë.

Njoftim mbi dokumentacionin qe duhet te dorezojne studentet per perjashtimin nga tarifa e shkollimit per Vitin Akademik 2016-2017

Vendim Nr.269

KERKESA

DEKANATI

                                                                                                                                         

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit