Doktoratura

DR. LEART BERDICA

TEMA : Kanceri i Prostatës në Shqipëri 2003-2012 Aspekte diagnostike imunohistopatologjike

 

I. Hyrje

Patologjia e prostatës paraqet një prevalencë të larte në të gjithë vendet e zhvilluara me një tendencë rritjeje edhe në vendet e tjera. Punimi ka si synim paraqitjen e konsideratave teorike për prostatën dhe patologjinë e saj jo neoplazike dhe neoplazike në mënyrë që të paraqitet më qartë kompleksiteti i diagnozës histopatologjike të kancerit të prostatës dhe i situatave beninje që janë të ngjashme me të. Studimi merr përsipër vëzhgimin e patologjisë prostatike nga këndvështrimi bioptik që nga viti 2003 deri në vitin 2012 duke u fokusuar në përcaktimin e tendencës rritëse ose zbritëse të kancerit të prostatës në popullsinë tonë. Përcaktimi i tendencës së kësaj patologjie në vendin tonë mundësohet nga krahasimi i numrit të rasteve të kancerit të prostatës sipas viteve të marra në studim dhe duke supozuar një strukturë demografike pak a shumë të krahasueshme për vitet e përfshira në studim. Në mënyrë të tërthortë ky studim informon mbi dinamikën apo incidencën e kancerit të prostatës në popullsinë Shqiptare. Nga ana tjetër, akumulimi i rasteve ekzistuese përgjatë viteve mundëson edhe përcaktimin e prevalencës së kësaj patologjie në popullsinë e vendit tonë. Rastet janë pjesë e arkivit të Anatomisë-Patologjike të Shërbimit Qendror te Anatomisë-Patologjike në QSUT “Nënë Tereza”, arkivi i Anatomisë-Patologjike të Spitalit Rajonal të Shkodrës, arkivi i Spitalit Amerikan që nga viti 2008, si dhe arkivi i klinikës Glob në Tiranë. Nëpërmjet këtij studimi synohet që të arrihen këto objektiva:

1. Të shihet shpeshtësia e hiperplazisë beninje prostatike dhe kancerit te prostatës në Shqipëri për periudhën 2003-2012.

2. Të bëhet një ekspoze konceptuale dhe bashkëkohore e fushave të studimit të patologjisë së prostatës.

3. Të shihet gjendja aktuale e diagnostikimit dhe te trajtimit te kancerit te prostatës.

4. Të vlerësohet mundësia e diagnostikimit të hershëm të kancerit të prostatës me një diagnoze histopatologjike bashkëkohore.

2. Embriologjia dhe histologjia feto-prepubertale. (1)

Prostata fillon zhvillimin prej mezenkimës që rrethon sinusin urogenital në muajin e tretë të moshës së barrës. Zhvillimi i tij varet nga dehidrotestosteroni (DHT), i cili prodhohet nga testosteroni fetal, prej enzimës 5α-reduktazë brenda sinusit urogenital. Sythat epitelialë invaginojnë prej sinusit urogenital posterior në secilën anë të veromontanum. Stroma mezenkimale nuk është pasive ndaj rritjes epiteliale tubulare; tipi i epitelit që zhvillohet në këtë regjion varet nga influencat stromale. Në mënyrë konkurruese nga duktuset e Wolffit zhvillohen vezikulat seminale, epididimi, duktus deferens, dhe duktuset ejakulatore, të cilat zhvillohen nga testosteroni fetal më shumë se nga dehidrotestosteroni. Nga muaji i katërt i gravidancës struktura bazë e prostatës është komplete. Në prostatën fetale, sythat glandularë fillojnë si rritje të jashtme qelizore solide. Lumene të vegjël të veshur me qeliza kuboidale ose kolumnare zhvillohen me kalimin e kohës (fig 1.). Në periudhën perinatale, sekretimi aktiv mund të shihet në porcionin periferik të prostatës së bashku me metaplazinë skuamoze të epitelit uretral, utrikulit, dhe porcionit qendror të prostatës; këto janë efektet e estrogjenëve amtar dhe regresojnë disa muaj pas lindjes. Acinuset prostatike në fëmijën e lindur në kohë dhe në meshkujt e rinj duken si ato në hiperplazinë bazale dhe nga kjo vijnë edhe sinonimet e këtij fenomeni histopatologjik si Hiperplazi embrionale dhe Fetalizimi i prostatës. Gjëndrat janë struktura të thjeshta tubulare pa degëzime sinjifikative, dhe janë të veshura me shtresa multiple qelizash imature me bërthama të rrumbullakëta dhe citoplazëm të pakët. Fig.1. Prostata fetale ne javën e 35 me elemente epiteliale te papjekura.

5

3.Anatomia dhe histologjia e prostatës.(1) Në moshën 20 vjeçare pesha e prostatës është zakonisht rreth 20g dhe ka formën e një koni të përmbysur me majë në diafragmën urogenitale ndërsa bazën në vezikën urinare. Uretra prostatike nuk ndjek një vijë të drejtë por krijon një kënd rreth 35o në veromantanum. Fig.2. Prerje sipas planit sagital. Prerje sipas planit koronal oblik. Prerje sipas planit koronal Nga pas prostata ndahet nga rektumi prej një shtrese të hollë indi lidhor që quhet fascia e Denonvillier.

Duke qenë se apeksi i prostatës zhytet në diafragmën urogenitale atëherë prostata në pozicionin apikal anterior dhe anterolateral kufizohet dhe përmban fibra

6

muskulare të strijuara që krijojnë një lloj këllëfi rreth prostatës. Kështu që gjetja e pak gjëndrave beninje të përziera me fibra muskulare skeletike nuk tregon që kemi të bëjmë me infiltrim të muskulaturës nga gjëndrat. 3.1 Zonat. Fillimisht prostata mendohej se është e ndërtuar nga lobe anatomike të ndarë. Por sot teoritë anatomike e ndajnë prostatën në regjionin e brendshëm dhe të jashtëm, dhe kjo ndarje bëhet për të treguar se në pjesën e brendshme kemi kryesisht lindjen e proceseve hiperplazike beninje ndërsa në atë të jashtmen kemi lindjen kryesisht të karcinomave. Megjithatë pjesa e brendshme nuk përjashtohet nga lindja e karcinomave. Mc Neal e ka përpunuar këtë koncept duke shtuar zona të tjera anatomike. Në këtë model prostata ndahet në katër zona: 1) Stroma fibromuskulare anteriore, e cila zë rreth 1/3 e prostatës, përmban shumë pak gjëndra dhe konsiston në ind muskular të lëmuar dhe ind fibroz dens. Proksimalisht shkrihet me sfinkterin e qafës së vezikës dhe me muskulaturën e strijuar të sfinkterit ekstern në apeks. 2) Zona qendrore, ka formën e një koni që rrethon duktuset ejakulatore me apeksin e saj në veromontanum dhe bazën e saj në qafën e vezikës urinare. Gjëndrat e kësaj zone janë komplekse dhe të mëdha me shumë palosje papilare nga brenda dhe shpesh janë të veshura me epitel të pseudostratifikuar. Në këto glandula mund të gjejmë urat e Roman dhe modele kribriforme ku bërthamat rreshtohen paralel me urat glandulare. Këto proliferime beninje mund të ngatërrohen me PIN( prostatic intraepithelial neoplazia) por dallohen nga mungesa e atipisë citologjike. Nga Mc Neal mendohet se kjo zonë derivon nga duktusi i Wolfit në mënyrë të ngjashme me vezikulat seminale. 3) Zona periferike, është zona më e madhe dhe përmban 75% të indit glandular të prostatës. Është një strukturë në formë patkoi që shtrihet posteriorisht, posterolateralisht, dhe lateralisht brenda aspektit të brendshëm të prostatës. Ajo është një disk indor i sheshtë, duktuset e së cilës degëzohen jashtë lateralisht dhe anteriorisht prej të dy anëve të uretrës distale. Në ndryshim nga glandulat e zonës qendrore, glandulat e zonës periferike janë të përbëra nga acinuse më të vogla, më të rrumbullakëta, me bërthama të vogla, të errëta dhe të lokalizuara në bazë. Glandulat e kësaj zone tentojnë ti kenë kufijtë luminal më të lëmuar dhe më të drejtë sesa ato në zonën centrale. 4) Regjioni preprostatik, preket më shpesh nga Hiperplazia. Ajo ka dy nënndarje regjionale.

E para është një sfinkter cilindrik muskuli të lëmuar që rrethon të gjithë submukozën uretrale nga qafa e vezikës e deri në veromontanum. Kjo zonë ka gjëndra periuretrale të vogla, zhvillimi të cilave kufizohet nga sfinkteri. Kështu që

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit