Doktoratura

Dr. Tana MILO

TEMA: SHËNDETI RIPRODHUES MIDIS GRAVE TË BURGOSURA NË SHQIPËRI

 

PARATHËNIE Tranzicioni social dhe ekonomik ka sjellë shumë ndryshime në burgjet e Shqipërisë. Ndryshimet në këtë sektor kanë luajtur një rol progresiv, por ka pasur një problematikë të gjerë të identifikuar e cila ka nevojë për vëmendje. Ky studim është dizenjuar për të mbledhur dhe analizuar të dhëna cilësore dhe sasiore në lidhje me situatën aktuale të burgjeve në Republikën e Shqipërisë, për të ofruar të dhëna të përgjithshme lidhur më gratë e burgosura duke u përqëndruar në situatën e shëndetit riprodhues tek një kampion i grave të burgosura. Përsa i përket situatës së përgjithshme në burgje, u ndërmor një rishikim i detajuar i

dokumenteve ekzistues, punimeve, publikimeve zyrtare dhe databazave rreth burgjeve në

Shqipëri. Përveç kësaj, u mblodhën dhe u analizuan të dhëna specifike rreth institucioneve ekzistuese dhe qendrave të burgjeve, si dhe të burgosurve në Shqipëri. Ndërsa situata e grave të burgosura në Shqipëri dhe vlerësimi i shëndetit riprodhues të tyre u bazua mbi mbledhjen e të dhënave rishtas nga drejtoria e burgjeve.

Hedhja dritë rreth gjendjes dhe problematikave të shëndetit riprodhues të grave të burgosura është e rëndësishme duke qënë se aspekti njerëzor e bën të domosdoshme ofrimin e kujdesit

dhe mbështetjes edhe ndaj kësaj kategorie të shoqërisë. Nëpërmjet identifikimit dhe vlerësimit të gjendjes aktuale të shëndetit riprodhues të grave të burgosura synohet përmirësimi i gjendjes së tyre nëpërmjet marrjes së masave përkatëse. Shpresoj që ky punim shkencor të kontribuojë sadopak në këtë drejtim.

 

LISTA E AKRONIMEVE

AIDS Sindroma e Imunodeficenes sw Fituar

BMI Indeksi i Masws Trupore

DPB Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve

EKO Ekzaminim me ultratinguj

HIV Infeksioni i shkaktuar nga virusi i Imunodeficencws Humane

IEVP Instuticionet e Ekzekutimit tw Vendimeve Penale

MD Ministria e Drejtwsisw

PAP Papanikolau test

RRPB Rregullorja e Pwrgjithshme e Burgjeve

 

HYRJE

Ndryshimet që ndodhën pas vitit 1992-93 në legjislacionin shqiptar sollën një impakt të ri në legjislacionit juridik në burgjet Shqiptare. Personat që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare ndeshen me shumë fenomene të ndryshme krahasuar me ato të viteve para 1990. Ka shumë faktor që ndikojnë në krijimin e një situate të vështirë në burgjet shqiptare. Situata e përgjithshme ka shumë aspekte dhe duhet të analizohen secili prej këtyre aspekteve, në mënyrë që të përftohet një panoramë e qartë e gjendjes aktuale dhe alternativave që mund të ofrojnë zgjidhje.

Historiku i krijimit dhe zhvillimit të sistemit të burgjeve në Shqipëri

Historia e burgjeve është pjesë përbërëse e historisë së një kombi në tërësi. Burgjet janë një realitet që i përkasin çdo vendi, pavarësisht nga niveli ekonomik apo zhvillimi social-politik i tij. Gjatë periudhës komuniste, si gjithçka, çdo gjë ishte e politizuar dhe çdo informacion në lidhje me burgjet nuk bëhej publik, madje ky informacion nuk u ofrohej as institucioneve evropiane që merreshin me studime në këtë fushë. Studimet në këtë fushë janë të një rëndësie të veçantë sepse kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e shoqërisë, me marrëdhëniet midis njerëzve dhe reduktimin e konflikteve. Ato orientojnë strukturat e shtetit për tu dhënë zgjidhje të drejtë problemeve duke u mbështetur në ligje sa më të arsyeshme.

Para shekullit të XX-të, në vendin tonë burgimi ka qenë vetëm një nga format e ndëshkimeve dhe mund të themi se ka qënë forma jo kryesore. Dihet se në vendin tonë krahas të drejtës penale zyrtare romake, bizantine, osmane, ilire dhe shqiptare ka ekzistuar e drejta zakonore ilire e cila nuk parashikonte dënimin me burgim.

Format kryesore që parashikoheshin në të drejtën zakonore shqiptar mbi ndëshkimet ishin: Të gjykuarit me vdekje, nxjerrja dhe largimi nga krahina ku jetonin, djegia e shtëpisë, lënia e tokës djerrë, prerja e pemëve, gjoba në para, etj. Edhe në periudhën e Skënderbeut e pashallarëve, ndonëse u përdor burgimi në sistemin e dënimeve, mund të themi se burgimi mbetej një dënim dytësor, në raport me llojet e tjera të dënimeve, sidomos dënimin me vdekje.

Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar ngritja e institucioneve shtetërore e në këtë kuadër të burgjeve për mbajtjen e rendit u konsiderua detyrë parësore për patriotët, politikanët e intelektualët. Në mënyrë graduale u krijua kuadri i plotë ligjor që rregullon dhe administron burgjet. Filloi ngritja e godinave me një arkitekturë të përshtatshme që përmbushte kushtet e sigurisë si dhe ato higjeno-sanitare.

Në përgjithësi mund të pohojmë se burgjet përbëjnë një mozaik mjaft të larmishëm që karakterizohet nga një diversitet i paparë formash të organizimit, administrimit, godinash dhe kushteve të vuajtjes së dënimit, të cilat kanë ndryshuar në mënyrë të pandërprerë në kohë dhe hapësirë.

Periudha gjatë viteve 1912-1944

Periudha nga viti 1912 deri më1944, në të vërtetë përfshin vetëm tre dekada, pra një kohë jo shumë të gjatë në historinë mijëravjeçare të popullit tonë. Por nga dinamika dhe ngjarjet e mëdha që ajo përfshin, kujtojmë këtu shpalljen e Pavarësisë si kurorëzim final i luftës pesë shekullore të popullit tonë, Luftën e Parë Botërore, luftën politike për demokratizimin, vendosjen e regjimit të Zogut si dhe Luftën Antifashiste Çlirimtare. Të gjitha këto të marra së bashku, bëjnë që kjo periudhë të konsiderohet si më e rëndësishmja në historinë e vendit tonë, pa nënvlerësuar aspak periudhat e tjera të mëparshme apo të mëvonshme. Kjo periudhë e shkurtër kohore përfaqëson një etapë të rëndësishme e cila përcaktoi historinë e mëtejshmë të vendit tonë.

Në këto kushte ku sundoi kaosi e anarkia si rezultat i faktorit të brendshëm dhe të jashtëm, nuk pati terren të përshtatshëm që të zhvillohej normalisht shteti me të gjitha institucionet e tjera përbërëse të domosdoshme të tij. Shqipëria nga sundimi i gjatë otoman trashëgoi një sistem të ashpër burgjesh, të cilët në pjesën më të madhe të tyre kishin shërbyer për izolimin dhe ndëshkimin e patriotëve dhe udhëheqësve të lëvizjes sonë kombëtare.

Në çdo qendër sanxhaku e kazaje kishte burgje për të ndaluar dhe të arrestuar persona dhe këto institucione ishin të kapaciteteve të ndryshme. Me gjithë përpjekjet për reformimin e institucioneve të burgjeve që u bënë pas shkëputjes nga sundimi turk si dhe tërë legjislacioni në përgjithësi, trashëgimia ligjore osmane, format dhe metodat e drejtimit ruajtën deri pas vendosjes së regjimit të Zogut me ndonjë ndryshim të vogël.

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe misioni Holandez që u vendos në Shqipëri pas shpalljes së pavarësisë i kushtoi vëmendje në kuadrin e reformimit total të institucioneve edhe organizimit të burgjeve dhe trajtimit të burgosurve.

Për organizimin e administratës së shtetit mbi baza moderne, qeveria në vitin 1923, hartoi projekt-ligjin mbi"Organizatorët e huaj në Shqipëri, të cilët do të vendoseshin në Kryeministri dhe në të gjitha ministritë. Pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme u vendos kolonel Stirling, i cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në reformimin dhe organizimin bashkëkohor të burgjeve në Shqipëri. Për zgjidhjen e mjaft problemeve, Striling propozoi:

• Ndërtimin e një burgu qendror për veriun e një për jugun për ruajtjen e gjithë të burgosurve të dënuar, të cilëve duhej tu jepej një sasi ushqimi.

• Shpejtimi i mekanizmit gjykues.

• Hartimi i ngutshëm i një ligji për mbrojtjen e të drejtave të nënshtetasve.

Në kuadrin e plotësimit të gjitha akteve ligjore mbi të burgosurit, “Këshilli i Naltë” më 31.01.1923 nxori ligjin "Për përdorimin e të burgosurve në punë. Ligji përcaktonte 7 orë punë në ditë dhe ditët e pushimit do të ishin sipas administratës. Duke marrë shkas nga dy ngjarje në burgun e Kavajës ku një i burgosur ishte vetëvrarë dhe një tjetër kishte prerë damarët e duarve me brisk, u hartua një program ku parashikoheshin në mënyrë të rreptë detyrat e rojeve të jashtme dhe të brendshme, mënyra e kontrollit të godinës dhe e burgosurve, të ushqimeve që u vijnë të burgosurve, takimet, etj.

Për të rritur shkallën e sigurisë dhe për tu dhënë zgjidhje sa më të shpejtë problemeve, në shkurt të vitit 1924 u krijua dega e policisë së burgjeve. Pas shpalljes së Shqipërisë Republikë, u bë një hap i madh në organizimin e institucioneve shtetërore e në këtë kuadër edhe atë të burgjeve. Ajo që është e rëndësishme është zgjedhja e eksperiencave të cilat do të ishin nga shtete me demokraci të zhvilluar, duke iu përshtatur kushteve të vendit tonë. U bë organizimi i Drejtësisë, organizimi i gjykatave, kompetencat e gjykatës Paqtuese, Fillimore, të Diktimit dhe u bë organizimi i Avokatisë. Në këtë mënyrë, po shtrohej rruga për reformimin e sistemit penitenciar.

Më dt. 09. 11.1931, Ministria e Jashtme i paraqet për studim Ministrisë së Drejtësisë tekstin "Përmbledhje e rregullave mbi trajtimin e të burgosurve, e dërguar nga Lidhja e Kombeve të gjitha shteteve anëtare ose jo. Në këto kushte u hartua rregullorja e re e burgjeve në gusht të vitit 1933. kjo rregullore kishte 12 kapituj dhe 100 nene.

Periudha pas çlirimit

Në organizimin e institucioneve shtetërore pas çlirimit nuk u morën parasysh shumë akte ligjore. Organizimi i ri i burgjeve në dhjetor të 1994, i vuri ato në varësi të Divizionit të Popullit dhe në maj të 1945, e cila konsiderohej dhe si dita e Policisë Popullore, i vuri ato në varësi të saj. Pra, ishin të njëjtat organe që survejonin, ndalonin, arrestonin dhe hetonin. Shteti komunist i përdori burgjet si elementë për të zhdukur kundërshtarët e tij. Në fillim kontingjenti i vetëm i burgjeve ishin ata të burgosurit politik, pa përmendur numrin e madh të pushkatuarve me ose pa gjyq. Gjithë punonjësit e vjetër që kishin punuar në burgje jo vetëm u hoqën nga puna, por një pjesë e tyre edhe u burgosën, shumica e të cilëve ishin intelektualë. Kjo solli mungesa të mëdha në bazën intelektuale, gjë që detyroi institucionet e shtetit të drejtoheshin nga ish-partizanë. Organika në përgjithësi për çdo burg ishte: komandanti, komisari, oficeri, komandanti për shërbimet në burg dhe stërvitje, 1 mjek, 1 infermier, një togë ushtarësh për rrethimin e jashtëm dhe një togë policësh për rrethimin e brendshëm.

Asnjë nuk ishte në gjendje të përshkruante mizerjen e vërtetë që ekzistonte në atë kohë në burgjet e vendit tonë. Ushqimi i të burgosurve, deri në vitin 1950, ishte buka e misrit e pashoqëruar me gjellë. Në trajtimin ekonomik e shëndetësor të burgosurve ndikonte edhe politika sociale që bënte shteti në atë periudhë, ku i konsideronte të burgosurit, armiq. Në mars të vitit 1950, u mor vendimi që të burgosurve përveç supës tu jepej edhe bukë. Uria shpesh i nxiste të burgosurit në vjedhje dhe grindje. Në bazë të rregullores së burgjeve të dënuarve që vuanin në burgje të mbyllura u lejohej të merrnin 2 kg ushqime në muaj nga familjet. Në këtë normë ishte llogaritur edhe qymyri për ngrohje dhe për gatim. Sipas rregullores së vitit 1965, ndarja e të burgosurve do të ishte kjo:

• Të dënuarit për krime kundër shtetit mbahen kurdoherë të veçuar

• Burrat mbahen veç nga gratë

• Të dënuarit me shtetësi të huaj veç nga shqiptarët

• Të dënuarit një vit e poshtë veç nga të tjerët

• Të dënuarit nën 18 vjeç ndahen nga të tjerët

• Të dënuarit ish-punonjës të organeve të partisë, të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ish ushtarakët të dënuar për krime jo kundër shtetit

• Të dënuar pleq dhe të sëmurë

• Gratë e dënuara për krime kundër shtetit nga ato për krime të tjera

 

SHËNDETI RIPRODHUES MIDIS GRAVE TË BURGOSURA NË SHQIPËRI

Tana Milo 10

• Të dënuarit me sëmundje ngjitëse nga të tjerët

• Të dënuarit që janë fis, vëllezër, at, bir, deri në kushëri të parë veçohen

• Të dënuarit përsëritës në krime ndahen nga të tjerët

• Të dënuarit vendimi i të cilëve nuk ka marrë formë të prerë

• Të dënuarit që qëndrojnë përkohësisht në burg për hetime ose rigjykime si dhe janë në kalim nga një kamp në një kamp tjetër

• Të dënuarit që kanë kryer krime në grup, kryesorët mbahen të veçuar

• Vendosja e të dënuarve nëpër dhoma sipas kritereve dhe krimeve të kryera, psh. vjedhësit mbahen të veçuar nga vrasësit, etj (pika 20 e Kapitullit II të Rregullores së Burgjeve 1965).

• Një nga problemet më të përfolura të burgjeve të diktaturës komuniste ka qenë ai i torturave mbi të burgosurit.

Reformimi demokratik i burgjeve pas viteve 1990-2000

Fillimi i dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të XX-të solli rënien e komunizmit në Shqipëri. Burgjet dhe kampet në vitin 1990 ishin përfshirë në revolta. Të burgosurit, si pjesa më e shtypur e popullit në shtetin komunist, kërkonin më tepër të drejta. Gjatë kësaj kohe Shqipëria kishte këto burgje e kampe (Tabela 1):

Tabela 1. Lista e burgjeve dhe kampeve në Shqipëri, vitet ‘90

Reparti 311 Reparti 305 Reparti 321 Reparti 303 Reparti 301 Reparti 313

Reparti 314 Reparti 327 Reparti 325 Reparti 318 Reparti 321

Qafë Bari

Sarandë

Tepelenë

Spaç

Batër

Tiranë Bardhore Kavajë

Gjirokastër

Tiranë

Lushnjë

Burrel

Miratimi i një rregulloreje të re për burgjet, e hartuar nga Ministria e Brendshme në vitin 1990, nuk solli asnjë ndryshim për trajtimin e të dënuarve. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, revoltat në burgje u bënë edhe më të ashpra. Duke qenë në këto kushte, gjatë vitit 1991, Ministria e Brendshme u përpoq që të zbuste situatën duke bërë disa ndryshime në organikë. Më tepër civilë do të tërhiqeshin në burgje, duke e konsideruar shërbimin në burgje jo vetëm ushtarak por edhe shërbim social. Pas fitores përfundimtare të demokracisë, ishte e qartë se burgjet dhe sistemi i drejtësisë ishin ndër të parat që duhej të ndryshonin.

Reforma ishte e gjithanshme dhe përfshiu të gjitha aspektet e sistemit penitenciar, reformimin e administratës drejtuese të burgjeve, të sistemit ligjor si dhe mënyrat e organizimit. Si në të gjithë sektorët, edhe në sistemin penitenciar një rol të madh ka luajtur Këshilli i Evropës, i cili hartoi programe konkrete dhe menaxhoi reformën institucionale. Një grup ekspertësh nga Këshilli i Evropës hartoi një manual për burgjet e Shqipërisë. Në korrik të 1993, u botua në shqip manuali "Rregullat evropiane të burgjeve.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit