Doktoratura

Dr. Nevi PASKO

TEMA : EVOLUCIONI I NEFROPATISË DIABETIKE NDIKIMI I KONTROLLIT TË GLICEMISË DHE TË PRESIONIT ARTERIAL

 

1.1 Diabeti Mellitus

Diabeti është një çrregullim i metabolizmit të karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave dhe

karakterizohet nga rritja e vlerave të glicemisë në gjak. Diabeti mellitus (DM) shkaktohet nga

dëmtimi i sekretimit të insulinës nga pankreasi (DM tip1) ose nga prania e faktorёve qё

kundёrshtojne veprimin e saj (DM tip2). Sipas Organizatёs Botёrore te Shёndetёsisë (1), njё

individ mund të diagnostikohet me diabet mellitus nёse plotësohet njё nga kriteret e mёposhtme:

- Glicemi para ngrёnies ≥ 126mg/dl;

- Glicemi dy orё pas ngarkesёs me glukozё ≥ 200mg/dl;

- Glicemi të rastit ≥ 200mg/dl dhe shoqёruar me shenja klinike.

Vlerёsimi i glicemisё para ngrёnies mbetet metoda mё e mirё diagnostike e diabetit mellitus.

Megjithatё, dozimi i glicemisё pas ngarkesёs me glukozё bёn tё mundur të diagnostikohen rreth

30% e pacientёve të padiagnostikuar nёpёrmjet glicemisё esёll si dhe ata me tolerancё tё dёmtuar

ndaj glukozёs. Sipas OBSH, matja e hemoglobinёs së glukozuar (HbA1c) rekomandohet si

metodё depistimi dhe diagnostikimi për diabetin (2).

Diabeti mellitus tip1 karakterizohet nga një mungesё absolute e sekretimit të insulinёs si pasojё e

shkatёrrimit autoimun tё qelizave beta të pankreasit (tip 1A) të ndёrmjetёsuar nga limfocitet

T(1). Megjithatё nё disa pacientё, shkatёrrimi i qelizave beta tё pankreasit mund të jetë nga

faktorё tё panjohur dhe njihet si diabet idiopatik.

Diabeti mellitus tip2 ёshte tipi mё i shpeshtë i diabetit qё haset nё pacientёt dhe karakterizohet

kryesisht nga resistenca ndaj veprimit tё insulinёs. Megjithatё, nё disa raste ёshtё e vёshtirё tё

bёhet dallimi midis diabetit tip1 dhe prezantimeve atipike tё diabet tip2. Nё disa pacientё me

diabet tip2 vёrehet rёnie e funksionit tё qelizave beta tё pankresit dhe fillimi i trajtimit me

insulinё ёshtё i nevojshёm pёr kontrollin e glicemisё.

Pёrveç DM tip 1 dhe 2, njihen dhe lloje tё tjera specifike tё diabetit si: diabeti nё shtatzani,

diabeti nga dёmtime gjenetike, sёmundje tё pankreasit, sёmundje endokrine, apo nga pёrdorimi i

medikamenteve.

Doktoratura Nevi Pasko 2013

4

1.2 EPIDEMIOLOGJIA

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё e vlerёson tashmë diabetin si një pandemi botërore. Numri i

rasteve me diabet edhe në vendet në zhvillim është gjithnjë në rritje. Sipas International Disease

Atlas, në vitin 2000, në botë numëroheshim afërsisht 171 milion diabetikë apo një prevalenc prej

2.8%. Parashikohet që deri më 2030 të ketë një dyfishim të rasteve me diabet në vendet në

zhvillim (ne grupmoshat 45-64 vjeç), dhe një rritje deri në 40% në vendet e industrializuara

(veçanërisht në individët mbi 65 vjeç). Pra, numri i diabetikëve në botë pritet të arrijë në 552

milion apo një prevalencë prej 9.9% (3). Vëndet me numrin më të lartë të pacientëve të

diagnostikuar me diabet janë India, Kina dhe Shtet e e Bashkuara të Amerikës (Figura.1).

Aktualisht në Europë janë 55 milion diabetikë dhe parashikohet që ky numër të arrijë në 64

milion deri më 2030, apo 8.4% e popullsisё sё saj.

Figura 1. Numri i pacientëve me diabet në botë.

Doktoratura Nevi Pasko 2013

5

1.2.1 Diabeti në Shqipëri

Në Shqipëri, sipas IDF Diabetes Atlas (edicioni 5), prevalenca e diabetit është 3%, pёrafërsisht

66 mijё persona. Sipas IDF parashikohet që kjo prevalencë të rritet në 3.6% deri në vitin 2030.

Mosha më e prekur nga diabeti është grupmosha 40-65 vjeç, që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip

2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç qё ёshtё dhe grupmosha mё aktive.

Figura 2. Numri i pacientёve me DM nё Shqipёri

Numri i pacientёve me diabet mellitus nё Shqiperi ёshtё gjithnjё nё rritje. Tё dhёnat nga Instituti

i Sigurimeve Shoqёrore tregojnё se gjatё dekadёs sё fundit ka njё rritje tё numrit tё pacientёve tё

diagnostikuar me diabet sikurse dhe rritje të atyre qё trajtohen pёr diabet.

Kjo rritje e ndjeshme e prevalencës së diabetit në vitet e ardhshme do të shoqërohet gjithashtu

me rritje të prevalencës së nefropatisë diabetike e cila shfaqet përafërsisht në 30% të pacientëve

me diabet (4). Nefropatia diabetike është një nga komplikacionet më të shpeshta në pacientët me

diabet dhe shoqërohet me rritje sinjifikative të sëmundshmërisë kardio-vaskulare dhe

vdekshmërisë. Në vendet e zhvilluara, nefropatia diabetike është aktualisht shkaku më i shpeshtë

i sëmundjes renale kronike (SRK) duke sjellë dhe një rritje të theksuar të shpenzimeve për

trajtimin e këtyre pacientëve (5).

Doktoratura Nevi Pasko 2013

6

Figura 3. Numri i pacientëve diabetik në hemodializë.

Ashtu si edhe nё vendet e tjera, nё Shqipёri vёrehet njё rritje e numrit tё pacientёve diabetik qё

kanё nevojё pёr fillimin e terapisё renale zёvendёsuese. Kjo mund tё lidhet si me rritjen e numrit

tё pacientёve diabetikё nё dekadat e fundit, me rritjen e jetёgjatёsisё por ashtu edhe me

pёrmirёsimin e politikave shёndetёsore nё trajtimin e pacientёve me sёmundje renale kronike nё

‘’end-stage’’. Kёshtu, nё figurёn 3 tregohet njё tendencё gjithnjё nё rritje e pacientёve nё dializё

tek tё cilёt nefropatia diabetike ёshtё pёrcaktuar si shkak i sёmundjes renale kronike.

1.2.2 Epidemiologjia e nefropatisё diabetike

Njohja e kohёzgjatjes sё sёmundjes nё pacientёt me diabet tip1 ka bёrё tё mundur qё

epidemiologjia e nefropatisё diabetike (ND) tё studiohet mё shumё nё kёtё grup pacientёsh.

Afёrsisht, 15 vjet pas diagnostikimit tё diabetit, mikroalbuminuria do tё shfaqet nё rreth 20-30%

tё pacientёve me DM tip1 (6, 7). Mikroalbuminuria nё njё pjesё tё kёtyre pacientёve do tё

progresojё drejt proteinurisё klinike ose do tё qёndroj nё keto vlera. Kjo mund tё jetё pasoj e

kontrollit tё mirё tё glicemisё dhe tё presionit arterial. Studime tё realizuara mё parё kanё treguar

se nё mungesё tё njё kontrolli dhe trajtimi intensiv, pёrqindja e pacientёve qё do tё zhvillonin

ND arrinte deri nё 45% nё pacientёt me D tip1 (6,8,9). Incidenca e SRK nё “end-stage” arrin

deri nё 16% pas 30 vjet tё sёmundjes (10,11). Megjithatё, disa studime kanё treguar se prognoza

Doktoratura Nevi Pasko 2013

7

e ND nё tip 1 si dhe shkalla e progresionit drejt SRK nё end-stage ёshtё pёrmirёsuar shumё nё

dekadat e fundit (12,13). Nё DM tip1, nefropatia klinike shfaqet rreth 10-15 vjet pas

diagnostikimit tё sёmundjes. Pacientёt tё cilёt nuk kanё albuminuri deri pas 20-25 vitesh tё

diagnostikimit kanë pak tё ngjarё tё zhvillojnë nefropati klinike (14).

Nё pёrgjithësi, studimet tregojnё se prevalenca e nefropatisё diabetike ёshtё e ngjashme nё DM

tip 2 dhe nё pacientёt me DM tip1 (15,16). Megjithatё, pёrdorimi i terapisё dhe kontrolli i mirё i

presionit arterial dhe glicemisё ka bёrё qё incidenca e SRK “end-stage” tё ulet edhe nё grupin e

pacientёve me risk te lartё (17). Gjatё dekadёs sё fundit ёshtё vёnё re njё ulje e numrit tё

pacientёve diabetikё me SRK qё fillojnё trajtimin me terapi renale zёvendёsuese. Ky pakёsim i

numrit tё rasteve tё reja nё dializё mund tё lidhet me trajtimin mё tё mirё tё pacientёve diabetikё

me SRK, kontrollin mё tё mirё tё presionit arterial dhe pёrdorimit tё inhibitorёve tё sistemit

renin-angiotensin.

1.3 Dëmtimi i organeve tek diabetiket dhe manifestimet klinike

Komplikacionet më të shpeshta që hasen në pacientët diabetikë janë: dëmtimet mikrovaskulare,

makrovaskulare dhe neurologjike (18).

Mikroangiopatia

Dy format e dëmtimit mikrovaskular janë retinopatia dhe nefropatia diabetike që kanë një rol

shumë të rëndësishëm në sëmundëshmërinë e pacientëve.

Retinopatia diabetike

90-95% e pacientëve me diabet tip 1 dhe mbi 60% e pacientëve me tip 2 do të zhvillojnë

retinopati diabetike rreth 20 vjet pas shfaqjes së diabetit. Retinopatia diabetike përfshin një gamë

të gjerë të ndryshimeve në enët e gjakut të retinës si:

- Edemë makulare

Doktoratura Nevi Pasko 2013

8

- Neo-vaskularizim: me rritje të permeabilitetit vaskular (stadi i retinopatisë diabetike

jo proliferative), shfaqja e rivaskularizimeve (stadi i retinopatisë proliferative).

Hiperglicemia është faktori kryesor që shkakton dëmtime anatomike dhe funksionale në nivel të

kapilarëve të retinës dhe hipoksi të indeve përreth. Këto faktorë çojnë në rritje të prodhimit të

faktorëve endoteliale dhe në formimin dhe shfaqjen e vazave të reja.

Nefropatia diabetike

Nefropatia diabetike është një problem madhor tek pacientët diabetikë. Ajo karakterizohet nga

një dëmtim specifik i glomerulave nga diabeti. Dëmtimi glomerular karakterizohet nga një

proçes progresiv i sklerozës dhe hialinozës së glomerulave si pasojë e mikro dhe

makroangiopative, ishemisë dhe hipertensionit (19). Këto dëmtime ҫojnë në zhvillimin e

sëmundjes renale kronike, me ulje progresive të klirensit të kreatininës deri në stadin terminal

apo të terapisë renale zëvendësuese. Diabeti është tashmë shkaku kryesor i fillimit të terapisë

renale zëvendësuese në vendet e zhvilluara.

Makroangiopatia

Patologjitë kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve. Dëmtimet makrovaskulare më të

shpeshta vërehen në: karotide, aortë, arteriet e gjymtyrëve të poshtme dhe koronaret.

Kardiopatia ishemike

Kardiopatia ishemike është shkaku kryesor i vdekjeve në pacientët diabetikë. Studimi

Framingham ka treguar se patologjitë kardiake janë dy herë më të shpeshta në meshkuj se në

femrat diabetike dhe 3-5 herë më shumë në krahasim me jo-diabetikët. Prekja kardiake tek

diabetikët mund të shfaqet si: ishemi e heshtur e miokardit, angor, apo infarkt.

Arteriopati të gjymtyrëve të poshtme

Incidenca e prekjes së arterieve periferike të gjymtyrëve të poshtme është 0.12% në popullatën e

përgjithëshme dhe rreth 3 herë më e lartë tek diabetikët (4%). Arteriti shfaqet klinikisht me

klaudikacio intermitent. Depistimi realizohet nëpërmjet matjes së indeksit të presionit sistolik.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit