Doktoratura

TRAUMAT E MBYLLURA TË ABDOMENIT, MENAXHIMI DHE TRAJTIMI, LIDHJA E SAJ ME POLITRAUMËN - z.Agron DOGJANI

HYRJA
Të dhënat e para për traumën na paraqiten që në lashtësinë e hershme. Në Egjiptin e lashtë janë përshkruar rastet e para me dëmtime të lienit dhe të heparit të shkaktuara ndërmjet gladiatorëve nga goditjet me mjete të forta apo nga rrëzimet e skllevërve prej lartësisë.
Në “Papirusin e Ebrejve”, Brayan evidenton përdorimin e një shine imobilizuese të gjetur në skeletin e një vajze të vdekur mbi 2500 vjet p.e.s.
Në vitin 1012, Avicena (Ali Abdallah Ali Ibën Sina ) në librin e tij “Kanuni i Mjekësisë”, përshkruan fillesat e parimeve etio-patologjike të trajtimit të traumës.
Ky mjek i famshëm shihte si të rëndësishëm pozicionimin e të semurit për lehtësimine dhimbjeve të tij (ngritja e anësive për të eleminuar stazën). Disa shekuj më vonë Baroni Larrey, kryemjeku i ushtrisë së Napolon Bonapartit, zhvilloi e vuri në praktikë idetë e triazhimit apo të diferencimit të të dëmtuarve dhe të evakuimit të tyre nga fusha e betejës. Ai krijoi të ashtuquajturat “ambulancat fluturuese” që ishin spitale fushore dhe karroca lëvizëse të paisura me mjete imbolizuese si shina, bande gipsi, bandazhe e mjete të tjera mjekimi.
Janë të pafundme idetë dhe zhvillimet lidhur me konsolidimin e koncepteve për trajtimin e traumës, lehtësimin e të traumatizuarve nga dhimbjet që ajo shkakton, jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë psikologjik.
Si shkencë e mirëfilltë ajo u konsolidua gjatë shekullit të kaluar. Ku në vitin 1960 Shafran, propozoi një sërë rekomandimesh, të cilat shërbyen si bazë e protokolleve të mëvonshme për trajtimin e traumës në përgjithësi dhe TMA-së në veçanti. Një zhvillim të madh për trajtimin e të traumatizuarve solli edhe përdorimi i LPD, nga Root në 1965.
Një ndihmë të madhe, të rëndësishme dhe tepër cilësore në trajtimin e traumave, ka luajtur edhe imazheria, e cila me përdorimin e ECHO-grafisë të CT-isë, rezonancës magnetike të aplikuara këto si metoda diagnostikimi që prej viteve ‘80-të, krijoi mundësinë e zbulimeve të hershme të dëmtimeve të brendëshme, të cilat klinikisht kërkonin kohë të shfaqeshin.
Në këta dy dhjetëvjeçarët e fundit, kontrolli i dëmtimeve me rrugë kirurgjikale, (DCS) apo laparotomia e stadifikuar, kanë pasur një zhvillim të madh dhe mund të quhen revolucionare në konceptet e reja të induktuara si dhe në trajtimin e traumave, që mund të quhen edhe epidemi të kohëve moderne.

Për politraumën dhe përkufizimin e saj ka mendime të ndryshme, por në fund të gjitha së bashku dalin në një përkufizim të përbashkët:
Politraumë, quhet pasoja që sjell veprimi i një agjenti të jashtëm fizik, i cili në mënyrë të njëkohësishme shkakton dëmtimin e më shumë se një pjese të organizmit me pasojë çrregullime funksionale në më shumë se një sistem a organ.1
Politrauma është një sindromë e dëmtimeve të shumta dhe të përhapura (ku graviteti i dëmtimeve [ ISS] > 17) ka pasoja sistemike.
Veprimi traumatik i jashtëm pasohet me instalimin, jo vetëm të dëmtimit dhe disfunksionin apo insuficiencën e organeve të prekura, por ai mbart edhe pasoja jetëkërcënuese. 2,  Otmar Trentz (2000).
Trauma përcaktohet si gjendje patologjike e trupit e shkaktuar si rezultat i veprimit të agjentëve fizikë të jashtëm. Ajo është shkaku kryesor i vdekshmërise së pacientëve të traumatizuar deri në 45 vjeç. Vdekjet nga trauma renditën në vendin e tretë pas sëmundjeve kardio-vasculare dhe asaj të kancerit 4.
Përmirësimi i mënyrave të trajtimit të pacientëve të traumatizuar ka sjellë si pasojë një ulje në vdekshmërinë dhe në sëmundshmërinë posttraumatike nga 40%, që ishte në vitet 70’ ka shkuar në 10% në shekullin tonë.  1
Këto zhvillime lidhen kryesisht me përmirësimet thelbësore të standardeve të trajtimit të traumës me anë të përcaktimit të algoritmeve të trajtimit pre dhe per-spitalor. Të gjitha protokollet e trajtimit të traumës janë standardizuar e modernizuar dhe tashmë trajtimi teoriko-praktik përdoret në pjesën më të madhe të vendeve 5.
Në ditët e sotme postulati i Donald Trunkey, apo rregulli i “tri D-ve” “..get the Right patient to the Right hospital in the Right time.. ” 10,11 ku në shqip përftojmë “..merr pacientin e Duhur dërgoje në spitalin e Duhur, në kohën e Duhur...”, ka marrë një kuptim praktik shumë të rëndësishëm dhe shumë të vlefshëm. 5
Dikur rezultatet e trajtimit të pacientëve traumatikë ishin të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me intervalin kohor, nga dëmtimi deri të sigurimi i trajtimit përfundimtar. Konceptet moderne, lidhur me këtë problem, tashmë kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme.5
Përcaktimi në mënyrën e duhur i kohës së transportit prespitalor dhe implementimi i konceptit të ri që, koha e transportit të pacientit lidhet jo vetëm me shkurtimin e saj, përmirësimin cilësor të transportit por edhe dhe terapinë e cila domosdoshmërisht duhet të aplikohet gjatë transportit.
Të gjitha këto kanë bërë të mundur përmirësimin rrënjësor të rezultateve në trajtimin e pacientëve të traumatizuar dhe uljen në mënyrë të konsiderueshme të mortalitetit nga traumat. 4, 5

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
TRAUMAT E MBYLLURA TË ABDOMENIT, MENAXHIMI DHE TRAJTIMI, LIDHJA E SAJ ME POLITRAUMËN - z.Agron DOGJANI

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit