Doktoratura

VARIACIONET ANATOMIKE TË PARENKIMËS DHE VAZAVE PULMONARE (shisurave, lobeve, arterieve dhe venave pulmonare) - Fatmir CAUSHI

Hyrje
Pulmoni është një nga organet që karakterizohet për një numër të madh variacionesh që përfshijnë parenkimen (me shisurat, pseudoshisurat dhe shisurat inkomplete si dhe lobet me pseudolobet dhe lobet aksesore), vazat pulmonare dhe ato bronkiale (me ndryshim të numrit, origjinës dhe trajektit të tyre) si dhe pemës bronkiale (me ndryshim të origjinës dhe trajektit të bronkeve).
William Ewart-it, mjekut patolog anglez të periudhës së Viktorias (gjysma e dytë e shekullit të kaluar) (1, 2, 3), i takon merita e demostrimit për herë të parë në detaje “të rregullit të përgjithshëm të vendosjes së formacioneve anatomike brenda mushkrisë”. Si nxitje për këtë shërbeu ideja, se pa njohuri të tilla nuk mund të zhvillohej më tej në mënyrë sistematike diagnostika dhe trajtimi i sëmundjeve pulmonare. Më 1889 ai krijoi një nomenklaturë që përmblidhte madje edhe degët me madhësi të moderuar të Pemës bronkiale dhe asaj vaskulare pulmonare. Ai kuptoi faktin që mushkria duhet të ndahet në regjione akoma më të vogla (se sa lobet), me qëllim që të sigurohet thjeshtësia në përshkrim, “kështu përvec apeksit dhe bazës, ne duhet të flasim për regjione të tjera si ai pektoral, kardiak dorsal i mesëm, retrokardiak.
Më vonë (1932) bronkoskopistët Kramer dhe Glass (2, 3) arritën në po ato konkluzione si edhe Ewart-i 40 vjet më parë, për sa i përket pranisë së njësive anatomo-funksionale të pulmoneve. Me qëllim që të tregonin pozicionin e një absesi pulmonar ata ndjenë nevojën “të caktojnë njësi lokalizimi më të vogla e më të sakta se lobet. Këtë njësi ata e quajtën “Segmenti Bronkopulmonar”. Metoda e studimit të tyre u bazua në projeksionet sipërfaqsore të injektimit eksperimental të bronkeve individuale dhe krahasimi i këtij informacioni me atë të marrë nga bronkogramat gjatë praktikës klinike.
Autorë të shumtë kanë dhënë skema të ndryshme në lidhje me numrin dhe emertimin e segmenteve të ndryshme. Kështu Kramer e glass identifikuan 11 segmente, Hernheiser 10, Altiparmakov Rossoy 12, Jackson dhe Huber, Boyden e të tjerë 10+8. (2, 3, 4)
Ekzistenca e skemave të ndryshme të arkitekturës së pulmonit na bën që ne sot në retrospektivë ti klasifikojmë ato në 3 grupe bazë:

  1. Grupin e parë e formojnë skemat me bazë paraqitjen klasike të Aebyit. Përfaqsues të tjerë janë dhe D.G. Raklin, A. Altiparmakov, Grandgerard dhe Weber, Halin, Lucien etj. (2, 3).
  2. Skemat e grupit të dytë mbështesin idenë e strukturës 4 pjesore të pulmonit. Themeluesit e kësaj teorie janë: B.E. Lindberg dhe Nelson. Ata e mohuan skemën e ndarjes në tre lobe të pulmonit të djathtë dhe në dy të të majtit, që pranohej nga shumica e autorëve si ndarje natyrale me anë të shisurave pulmonare dhe konsideruan pulmonin të ndarë 4 zona secila. Për secilin pulmon ata diskutonin për zonën e sipërme me segmentin e përparme, apikal dhe të sipërm të pasëm; zonën e poshtme me segmentin e përparme të brendshëm, e përparme të jashtëm, e pasëm të brendshëm dhe e pasëm të jashtëm; zonën e pasme, me segmentin e vetëm me të njëjtin emër; zonën e përparme me lobin e mesëm, të ndarë në segmentet lateral dhe medial në pulmonin e djathtë dhe në lingulen, të ndarë në segmentin superior dhe inferior në pulmonin e majtë. Studime të mëtejshme që mbështetin variantin e mësipërm, kryer nga I.O. Lerner dhe më pas Serov, të cilët vëzhguan praninë e shisurave që ndajnë lobin e mesëm në të djathtë dhe në anën e majtë. Incidenca jo e shpeshtë e një fenomeni të tillë tregoi paqëndrueshmërinë e sistemit ndarës të pulmoneve në lobet e mësipërme, por në përgjithësi edhe këta i qëndruan besnike sistemit 4 zonal të ndërtimit pulmonar. Konkluzionet e tyre gjetën një përkrahje relativisht të konsiderueshme në rradhët e kirurgëve, imazheristëve, bronkologeve dhe angiologeve, duke dëshmuar se skema 4 zonale gjente edhe përdorim praktik. Kjo rëndësi praktike u prezantua nga L.I. Rozenshtraus, J.N. Sokolov dhe V.J. Fridikin. (2, 3).
  3. Synimi i unifikimit të skemave të ndryshme të arkitekturës së parenkimës pulmonare u bë shkaku i formimit të skemës së grupit të tretë. Kjo konsistoi në një ndërmarrje të vështirë, që pas shumë përpjekjesh në Kongresin Ndërkombëtar të Otorhinolaringologëve në Londër (1949) të pranohet një skemë e vetme me nomenklaturë të unifikuar. Kjo skemë bazohej në ndarjen në 3 lobe të pulmonit të djathtë dhe në 2 lobe të atij të majtë. Ekzistenca e kësaj skeme lehtësoi punën e mëpasme të studiuesve që mbështeteshin në të, por nga ana tjetër ata vazhdimisht e plotësuan atë me elemente të rinj kryesisht në lidhje me nomenklaturën, por pa krijuar ndonjë dallim esencial të saj. Konfirmimi i kësaj është pranimi në Kongresin e Anatomëve në Paris më 1955 të propozimit të Boyden-it të një sistemi numerik për identifikimin e bronkeve. ( 2, 3, 4, 5).

Studimi i anatomisë së vazave dhe parenkimës pulmonare është realizuar për herë të parë në popullsinë shqiptare dhe ka një rëndesi te madhe në aspektin antropologjik dhe në praktikën e përditëshme kirurgjikale. Ky studim i bashkangjitet numrit të madh të studimeve të tilla të kryera në vende të tjera.
Studimi i antomisë së vazave dhe parenkimës së pulmonit me të gjithë spektrin e variacioneve që ato paraqesin, do të ishte gjysmak dhe i pa vlerë në praktikën e përditëshme të kirurgjisë dhe imazherisë torakale pa pasur në vëmendje anatomine e pemës bronkiale. (2)
Njohja dhe ruajtja e furnizimit arterial të pulmonit, drenimit venoz të tij dhe anatomia bronkiale janë guri i themelit në kirurgjinë pulmonare duke bërë të mundur konservimin e parenkimës.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
 VARIACIONET ANATOMIKE TË PARENKIMËS DHE VAZAVE PULMONARE (shisurave, lobeve, arterieve dhe venave pulmonare) - Z. FATMIR CAUSHI

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit