Doktoratura

MENAXHIMI BASHKËKOHOR I KISTAVE ODONTOGJENE INFLAMATORE - Dr.Hasim Havziu

PARATHËNIE
Kistat dentogjene inflamatore paraqesin një dukuri të shpeshtë patologjike me kistat e tjera në nofulla. Ky fenomen ka tërhequr vëmendjen tonë duke menduar në etiopatogjenezën e tyre si dhe manifestimet klinike dhe komplikimet të shpeshta që dalin nga prezenca e tyre në nofulla dhe kjo ishte një ngacmim që ne të  formojmë qëllimet e kësaj   problematike.
Faktorët etiologjik determinojnë paraqitjen e kistave inflamatore duke përfshirë këtu incidencën e lartë të kariesit si dhe mundësitë jo të volitshme që ndikojnë në mosmjekimin cilësor endodontik të kanalit të rrënjës së dhëmbit shkaktar të kistës.
Njëkohësisht kjo dukuri tërheq pas veti një mori problemesh, duke filluar nga destruksioni i kockës të nofullës, problemet estetike si dhe funksionale. Kista vazhdimisht rritet duke bërë rezorpcion të kockës përreth saj dhe shpeshherë duke ardhur në depërtim me strukturat tjera anatomike që e rrethojnë. Këtu qëndron arsyeshmëria për një trajtim kirurgjik radikal, ekstraksion i dhëmbit shkaktar bashkë me kistën, ose të bëhet vetëm heqja totale e kistës me rezeksion apikal të rrënjës së dhëmbit të prekur.
Hulumtimet tona si ato klinike, rentgenologjike, pato-histologjike etj erdhën në konkretizimin e natyrës së kistave inflamatore. Kështu që të dhënat nga përvoja jonë për etiopatogjenezën dhe manifestimet klinike, terapeutike do të japin edhe një pasqyrë teorike dhe praktike (aplikative) në shërimin e këtyre lezioneve kockore. Por,pas këtyre të dhënave tona ende ka hapësirë dhe pyetje për hulumtime të mëtutjeshme.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
MENAXHIMI BASHKËKOHOR I KISTAVE ODONTOGJENE INFLAMATORE - Dr Hasim  Havziu

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit