Lista e aktiviteteve
05.11.2024, Leksion i hapur me temë "Curie, Compound E and CAR-T: A Century of Advance in Treating Hematologic Malignancies", nga Prof. Tim Call, hematolog në Mayo Clinic.
Më 5 nëntor 2024, në sallën “William A. Johnson” të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, u mbajt një leksion i hapur nga Prof. Tim Call, hematolog në Mayo Clinic, me temë “Curie, Compound E and CAR-T: A Century of Advance in Treating Hematologic Malignancies”.
Aktiviteti mblodhi pedagogë, studentë, kërkues shkencorë dhe profesionistë të shëndetësisë, të cilët diskutuan mbi përparimet e fundit në trajtimin e sëmundjeve hematologjike.