Njoftim në lidhje me zgjedhjen e programit të specializimit, data 09.05.2025.

Kujtesë!

Meqenëse më datë 9 Maj 2025 rrugët hyrëse në Tiranë dhe ato brenda Tiranës do të jenë të bllokuara për shkak të zhvillimit të “Giro d’Italia”, aplikantët të marrin masat që të jenë në orën 9:00 në Auditorin Galileo Galilei në Pediatri. 

Fakulteti i Mjekësisë ju uron suksese!

Njoftimi i Dekanatit Data e zgjedhjes se Programit te Specializimit page-0001

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit