VITI AKADEMIK 2019-2020

Njoftohen studentët e vitit të parë, viti akademik 2019-2020 që të hënën datë 14/10/2019, ora 08.00 duhet të paraqiten pranë godinës së lëndëve paraklinike, në Sallën nr.1 për të marrë pjesë në ceremoninë e bluzave të bardha.

Ndarja sipas grupeve :

Mjekësi e Përgjithshme

Farmaci

Shëndet Publik

Për informacion rreth ambjenteve të Fakultetit të Mjekësisë ku zhvillohet proçesi mësimor, mund të klikoni në likun : Guida e Studentit 2019

 

DEKANATI

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit