Njoftim date 21.11.2016 per studentet e vitit pare te regjistruar ne Vitin Akademik 2016-2017

Njoftohen studentet e vitit pare te regjistruar ne Vitin Akademik 2016-2017 ne Fakultetin e Mjekesise, ne programet e studimit "Mjekesi e Pergjithshme" dhe "Farmaci", te hedhin te dhenat e tyre ne sistemin online.

Linku i faqes per t'u regjistruar eshte:https://www.umt.esse3.u-gov.rash.al

Sekretaria Mesimore

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit