Punësimi i personelit akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2, e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) si dhe në Udhëzimin e Rektorit të UMT-së nr. 2, datë 14.09.2023, i ndryshuar “Për punësimin e personel akademik me kohë të pjesshme, për vitin akademik 2023-2024, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm) në UMT, për vitin akademik 2023-2024.

PUBLIKOHET URDHRI I REKTORIT NR.155, DATE 18.10.2023

VENDET VAKANTE

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit