Takimi me Agjensine Universitare e Frankofonise

Takimi me Agjensine Universitare Frankofone

Ne auditorin 'Galileo Galilei' te Fakultetit te Mjekesise u zhvillua me sukses te plote takimi i organizuar nga Njesia Pedagogjike dhe e Keshillimit te Karrieres ndermjet studenteve dhe specializanteve tane dhe perfaqesuesve te Agjensise Universitare te Frankofonise (AUF). Drejtuesja e AUF ne Shqiperi, Znj. Elona Toro pershkroi me hollesi mundesite e studimit dhe perspektives se karrieres ne vendet frankofone duke premtuar nje bashkepunim aktiv dhe afatgjate. Shume urime dhe per organizatoret e eventit, Dorina Ylli, Ina Pasho dhe Gerisa Abazaj dhe suksese te metejshme per gjithe pjesemarresit.

FOTOGALERI

PREZANTIMI  ZNJ.ELONA TORO

FORMULAR REGJISTRIMI NE KURSIN E FRENGJISHTES

                                                                                                                       Publikuar 14/04/2017

 

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit