Ceremonia e fillimit te proçesit mësimor të specializantëve për Vitin Akademik 2016-2017

Pas përfundimit me sukses të konkursit të Specializimeve Afatgjata në Mjekësi për Vitin Akademik 2016-2017 u organizua "Ceremonia e fillimit të procesit mësimor të Specializantëve 2016-2017" më 10 Mars 2017 ora 9.00 në Sallën e Leksioneve të Lëndëve Paraklinike. Një ditë e shënuar për Fakultetin e Mjekësisë, i cili hap dyert për brezin e ri të specializantëve: Mirë se erdhët për t’ju bashkuar kolegëve tuaj, të cilët prej dy vjetësh i japin jetë dhe gjallëri spitaleve tona universitare të Tiranës!

“MË TË MIRËN, PËR MË TË MIRËT„

Fjala përshëndetëse e Dekanit , Prof.Xheladin DRAÇINI

FOTOGALERI

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit