Doktoratura

PREVALENCA E MYCOPLAZMA HOMINIS DHE UREAPLASMA UREALYTICUM NE GRATE E MOSHES RIPRODHUESE - Z. VANGJEL TAVO

HURJE
Mycoplasmat janë bakteret më të vogla dhe më të thjeshta që shumohen vetë.
Qeliza e mycoplasmës përmban setin minimal të organelave që janë esenciale për rritje dhe shumim: membranë plasmike, ribosome dhe një gjenomë (materiali gjenetik i një organizmi) që përbëhet nga një molekulë rrethore dyvizore e DNA.
Në ndryshim nga të gjitha organizmat e tjera njëqelizore (prokaryotes) mycoplasmat nuk kanë mure qelizash dhe, rrjedhimisht vendosen në një klasë të veçantë Mollicutes (mollis: e butë; cutis: lëkurë).
Termi i thjeshtë mollicutes përdoret shpesh si term i përgjithshëm për të përshkruar çdo anëtar të kësaj klase, duke zëvendësuar në këtë drejtim termin më të vjetër mycoplasma. Mycoplasmat janë quajtur ndryshe “crabgrass” (një lloj bari i keq që përhapet duke çvendosur barërat e tjera në një livadh (ndoshta gram) i kulturave qelizore, mbasi infeksionet e tyre janë persistente, shpesh të vështira për t’u zbuluar dhe diagnostikuar si dhe të vështira për t’u kuruar.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
PREVALENCA E MYCOPLAZMA HOMINIS DHE UREAPLASMA UREALYTICUM NE GRATE E MOSHES RIPRODHUESE - Z. VANGJEL TAVO