Hyrje
Pulmoni është një nga organet që karakterizohet për një numër të madh variacionesh që përfshijnë parenkimen (me shisurat, pseudoshisurat dhe shisurat inkomplete si dhe lobet me pseudolobet dhe lobet aksesore), vazat pulmonare dhe ato bronkiale (me ndryshim të numrit, origjinës dhe trajektit të tyre) si dhe pemës bronkiale (me ndryshim të origjinës dhe trajektit të bronkeve).
William Ewart-it, mjekut patolog anglez të periudhës së Viktorias (gjysma e dytë e shekullit të kaluar) (1, 2, 3), i takon merita e demostrimit për herë të parë në detaje “të rregullit të përgjithshëm të vendosjes së formacioneve anatomike brenda mushkrisë”. Si nxitje për këtë shërbeu ideja, se pa njohuri të tilla nuk mund të zhvillohej më tej në mënyrë sistematike diagnostika dhe trajtimi i sëmundjeve pulmonare. Më 1889 ai krijoi një nomenklaturë që përmblidhte madje edhe degët me madhësi të moderuar të Pemës bronkiale dhe asaj vaskulare pulmonare. Ai kuptoi faktin që mushkria duhet të ndahet në regjione akoma më të vogla (se sa lobet), me qëllim që të sigurohet thjeshtësia në përshkrim, “kështu përvec apeksit dhe bazës, ne duhet të flasim për regjione të tjera si ai pektoral, kardiak dorsal i mesëm, retrokardiak.
Më vonë (1932) bronkoskopistët Kramer dhe Glass (2, 3) arritën në po ato konkluzione si edhe Ewart-i 40 vjet më parë, për sa i përket pranisë së njësive anatomo-funksionale të pulmoneve. Me qëllim që të tregonin pozicionin e një absesi pulmonar ata ndjenë nevojën “të caktojnë njësi lokalizimi më të vogla e më të sakta se lobet. Këtë njësi ata e quajtën “Segmenti Bronkopulmonar”. Metoda e studimit të tyre u bazua në projeksionet sipërfaqsore të injektimit eksperimental të bronkeve individuale dhe krahasimi i këtij informacioni me atë të marrë nga bronkogramat gjatë praktikës klinike.
Autorë të shumtë kanë dhënë skema të ndryshme në lidhje me numrin dhe emertimin e segmenteve të ndryshme. Kështu Kramer e glass identifikuan 11 segmente, Hernheiser 10, Altiparmakov Rossoy 12, Jackson dhe Huber, Boyden e të tjerë 10+8. (2, 3, 4)
Ekzistenca e skemave të ndryshme të arkitekturës së pulmonit na bën që ne sot në retrospektivë ti klasifikojmë ato në 3 grupe bazë:
Studimi i anatomisë së vazave dhe parenkimës pulmonare është realizuar për herë të parë në popullsinë shqiptare dhe ka një rëndesi te madhe në aspektin antropologjik dhe në praktikën e përditëshme kirurgjikale. Ky studim i bashkangjitet numrit të madh të studimeve të tilla të kryera në vende të tjera.
Studimi i antomisë së vazave dhe parenkimës së pulmonit me të gjithë spektrin e variacioneve që ato paraqesin, do të ishte gjysmak dhe i pa vlerë në praktikën e përditëshme të kirurgjisë dhe imazherisë torakale pa pasur në vëmendje anatomine e pemës bronkiale. (2)
Njohja dhe ruajtja e furnizimit arterial të pulmonit, drenimit venoz të tij dhe anatomia bronkiale janë guri i themelit në kirurgjinë pulmonare duke bërë të mundur konservimin e parenkimës.
Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
VARIACIONET ANATOMIKE TË PARENKIMËS DHE VAZAVE PULMONARE (shisurave, lobeve, arterieve dhe venave pulmonare) - Z. FATMIR CAUSHI