Doktoratura

NEFROPATIA NGA REFLUKSI - ORNELA XHANGO

HYRJE
Refluksi vezikoureteral (RVU) është kthimi patologjik i fluksit urinar nga fshikëza e urinës nëpërmjet junksionit vezikoureteral, drejt ureterëvë dhë veshkës. RVU diagnostikohet përmes teknikave radiologjike dhe radioizotopike dhe klasifikohet nga shkalla e I-V sipas dilatacioneve ureterale dhe kaliceale, ndryshime këto te aprovuara nga sistemi Internacional I gradimit [1] (figura 1)(tabela 1).
Gradët më të ulëta të refluksit, grada I dhe II, nuk kanë dilatacion të traktit urinar të sipërm nërkohë qe gradët më të larta, grada III-V kanë dilatacione që variojnë të ureterit dhe grupeve kaliceale. Prevalenca e refluksit në fëmijët normalë është vlerësuar 0,4- 1,8%, më e shpeshtë në femrat (2.2%) se në meshkujt. (6%)[2]. Prevalenca e RVU pas infeksionit të traktit urinar (ITU) është rreth 31% ndërsa pas diagnostikimit prenatal te hidronefrozës është 20%, pra dukshëm më e ulët në krahasim me atë në fëmijët me ITU[2].
RVU i shoqëruar me dilatacione të rëndësishme te sistemit pieloureteral më probabël shoqërohet me anomali të veshkës ndërkohë që gradët e ulëta të refluksit shihen si vonesë e maturimit të junksionit pieloureteral.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
NEFROPATIA NGA REFLUKSI - ORNELA XHANGO