Doktoratura

EFEKTSHMËRIA E DISA FORMAVE FARMACEUTIKE ORALE TË LËNGËTA ME VEPRIM MUKOLITIK - ZNJ. REZARTA SHKRELI

QËLLIMI I STUDIMIT
Në ditët e sotme përdorimi i “burimeve natyrale” është përparësia kryesore e fushave të mjekësisë, fakt ky i njohur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetsisë (World Health Organisation, WHO) e cila promovon studime të reja mbi mirëpërdorimin dhe mirëpërfitimin e bimëve mjekësore. Përdorimi i bimëve mjekësore ofron një sërë përparësish, të tilla si: sigurimin e nje efektiviteti të lartë, numër më të ulët të efekte te padëshiruara dhe në përgjithësi një kosto më të ulët se barnat e zakonshme.
Bimët mjekësorë me përmbajtje saponike përdoren në bronkitin kronik për lehtësimin e kollës; përmes hidratimit ulin viskozitetin e mukusit të prodhuar duke ndihmuar në nxjerrjen e gëlbazës.
Objektivi i studimit tonë është njohja e vetive fiziko-kimike të përbërësve saponike, identifikimi dhe përcaktimi sasior i tyre në përmbajtje të dy drogave të marra në studim (përmbajtja e principeve aktive në bimë ndryshon në varësi të vendndodhjes dhe kushteve në të cilat rritet kjo bimë).

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
EFEKTSHMËRIA E DISA FORMAVE FARMACEUTIKE ORALE TË LËNGËTA ME VEPRIM MUKOLITIK - ZNJ. REZARTA SHKRELI