Doktoratura

INCIDENCA,DIAGNOMJEKIMI I GURËVE KORALIFORM - Xhevdet Çuni

HYRJE                                                        
Ekzistenca e gurëve urinar është përshkruar që nga fillimi i civilizimit ndërsa procedura kirurgjike për heqjen e gurëve litotomia është njëra nga procedurat kirurgjike më të hershme (1).
Në shënimet e Hipokratit mund të gjenden poashtu edhe përshkrimet e rreziqeve operatore gjatë ndërhyrjeve kirurgjike te pacientët me urolitiazë (2).
Në bazë të shënimeve të arkeologëve (1901) janë zbuluar gur urinar në mbetjet e mumifikuara të egjiptianëve që llogaritën mbi 7000 vite të vjetra (3).                      
Sot bota e civilizuar poashtu përballët me këtë patologji e cila kërkon hospitalizime të shpeshta të personave të atakuar nga gurët në traktin urinar.
Vetëm në SHBA raportohen se çdo vit nga urolitiaza mjekohën mbi 400,000 pacientë te rinj.
Gurët e traktit urinar përfshijnë prej 1% deri në 5% të patologjive mjekësore te popullsia e rritur e vendeve të industrializuara. Incidenca më e shprehur  ështe në dekadën e tretë dhe të pestë të jetës (4).
Formimi i gurëve në traktin urinar është proces kompleks dhe është një çrregullim shumë faktorial.
Përmes analizave epidemiologjike janë zbuluar një mori faktorësh të cilët mund të përfshihën në patogjenezën e urolitiazës.
Bashkëveprimi i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm të organizmit si dhe  pjesëmarrja aktive e vetë faktorëve lokal të traktit urinar kompleton kushtet të cilat shpiejnë deri te formimi i gurëve të traktit urinar (5).
Sipas autorëve Moes dhe Orson tipi më i shpeshtë i gurëve urinar janë ata të përbërë nga kristalet e kalcium-oksalateve ku pjesmarrja e tyre llogaritët në 75% të rasteve. Pjesa tjetër  e gurëve urinar në 25% janë të përbërë nga struviti,cistina,acidi urik,kalcium fosfati etj.
Gurët struvitë  llogaritën se përbëjnë 10% deri 15% të gurëve urinar (6,7).

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
INCIDENCA,DIAGNOMJEKIMI I GURËVE KORALIFORM - Xhevdet Çuni