Doktoratura

DIAGNOZA DHE TRAJTIMI I GRAVIDANCËS EKSTRAUTERINE - Z. Fatmir Kopani

Gravidancat Ekstrauterine mbeten një nga shkaqet e rëndësishme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënave.
Historia e Gravidancës Ekstrauterine
Gravidancat ekstrauterine (që këtu e në vijim të këtij punimi referuar me emrin shtatzënie ektopike) u përshkruan për herë të parë në shekullin XI dhe më pas për shekuj të tërë ishte një komplikacion i shtatzënive1. Shtatëzënia ektopike e parupturuar u dokumentua si rezultat i një autopsie të kryer mbi një grua të dënuar me vdekje dhe më pas të ekzekutuar më 1693.

Në 1876, John Parry i Filadelfias përshkroi bukur prognozën për gratë me shtatzëni ektopike në fushën e tij.

"... Kur dikush thirret në një rast të këtij lloji, është detyra e tij për t`u kujdesur për pacientin e tij të shqetësuar, sidomos kur fati i tij e çon atë drejt një vdekjeje të pashmangshme, në mos ai me ndonjë mënyrë t`i evitojë atij varrin e pashmangshëm ...".

Deri në vitet 1970, afërsisht 15% e grave me shtatzëni ektopike paraqitën shok hipovolemik, por nga fillimi i viteve 1980, më pak se 5%. Këtu vëmendja u zhvendos nga shpëtimi i jetës në ruajtjen e fertilitetit.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
DIAGNOZA DHE TRAJTIMI I GRAVIDANCËS EKSTRAUTERINE