Doktoratura

GASTRO-HEPATOLOGY - Znj. Edite SADIKU

Në vitin 1977, Mario Rizzetto dhe kolegët, përshkruan një antigjen të ri në bërthamën e hepatociteve të pacientëve të infektuar me HBV[1]. Veçanërisht në pacientët me një dekurs të rëndë të  infeksionit nga HBV, u zbuluan antitrupa kundër të ashtuquajturve ‘antigjeni delta’[2]. Prandaj, virusi i hepatitit D (HDV), u identifikua si agjenti infektues që shkakton hepatit në praninë e infeksionit nga HBV[3]. Në këtë mënyrë, hepatiti D ndodh vetëm në individët që janë të infektuar  nga HBV, meqë HDV përdor antigenin sipërfaqesor të virusit të hepatitit B (HBsAg) si proteinën e saj mbështjellëse (zarf), e cila është thelbësore për transmetimin viral. Prandaj infeksioni nga HDV mund të ndodhë ose si një mbiinfeksion i një infeksioni kronik nga HBV ose si një bashkëinfeksion akut i njëkohshëm nga HBV dhe HDV.
Zbulimi i HDV-së hapi një fushë të re për kërkime të mëtejshme në tre drejtime kryesore:

Në vendin tonë, i cili konsiderohet si endemik për hepatitin B e Delta, disponojmë shumë pak të dhëna mbi ketë të fundit.

Hepatiti D përfaqëson një ngarkesë për shëndetsinë në disa zona të botës, ashtu sikurse dhe në vendin tonë. Në vendet Perëndimore, popullsia emigrante është ajo që ka një prevalencë të lartë të infeksionit nga HDV. Diagnostikimi përbën një sfidë në vetvete dhe kërkon njohjen e lidhjeve komplekse të dominancave virale ndërmjet llojeve të ndryshme të viruseve hepatikë.  Alternativat e trajtimit janë të kufizuara, pasi deri tani është provuar se vetëm IFN- a ka një efekt antiviral kundër HDV dhe jep rezultate te mira për kohë të gjatë. Kërkimet në vazhdim janë të domosdoshme për të kuptuar më mirë fizpatologjinë e infeksionit nga HDV dhe për zhvillimin e alternativave të reja të trajtimit për këtë sëmundje që përbën dhe formën më të rëndë të hepatitit viral.
Me këtë studim ne u perpoqëm të sjellim sa më shumë informacion në lidhje me hepatitin D, përsa i përket klinikës, epidemiologjisë, diagnostikimit, ndryshimit me HBV dhe mjekimit.Ky shkrim përmbledh gjithë progresin e arritur nga kërkimet shkencore botërore mbi HDV-në këto 30 vite që kaluan që nga zbulimi i tij si dhe rezultatet që ne përftuam pas një periudhe të gjatë studimi në vendin tonë.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
GASTRO-HEPATOLOGY