Organizimi i aktiviteteve

Organizimi i aktiviteteve të EV

Nëse ju si mjeke,farmaciste e stomatologe të angazhuar në strukturat mësimdhënëse të Fakultetit te Mjekësisë  jeni të interesuar të hartoni dhe ofroni aktivitete të EV,  ju lutem na kontaktoni në mënyrë që të diskutojmë mundësinë e përfshirjes të këtij aktivititeti në planin e programeve për EV të Fakultetit.

Programet e EV duhet të jenë të bazuara në nevojat e identifikuara si prioritare nga profesionistët e shëndetësisë dhe autoritetet drejtuese shëndetësore dhe të përmbushin standartet e mësimdhënies efektive dhe bashkëkohore si dhe standartet e akreditimit nga QKEV.

Njësia e EV është gatshme të bashkëpunojë me ju në hapat kryesore të hartimit të programeve, në përgatitjen e dosjes së aplikimit për akreditim në QKEV si dhe në aspekte të tjera të organizimit të aktivitetit.