Sfida e Sotme: Semundshmeria Kronike dhe Mundesite e Reja

Në datë 7 Maj zhvillohet eventi shkencor virtual me temë “SFIDA E SOTME, SËMUNDSHMËRITË KRONIKE DHE MUNDESITE E REJA”.
Per regjistrim: 0693303619, ora 10:00 - 13:00.
Lektore:
Prof. Dr. Myftar Barbullushi
Prof. Dr. Hasan Hafizi
Prof. Dr. Mihal Tase
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Qëllimi kryesor i këtij takimi është vlerësimi i situatës aktuale mbi sëmundshmëritë kronike kardio-respiratore, situata aktuale dhe e ardhmja e pacientëve, cilat janë mundësitë e reja të trajtimit.
Rritja e njohurive mbi sëmundjet bashkëshoqëruese, diagnostikimi aktual, trajtimi dhe menaxhimi në situatën e pandemisë, Sëmundjet Kardiovaskulare, Insuficienca Kardiake, post IAM, Sëmundjet Pulmonare Kronike, Asthma Bronkiale, ndikimi i ciklit kardio-pneumo-renal, trajtimet aktuale dhe e ardhmja e mjekimit, dhe vlerësimi i situatës aktuale COVID-19.
Pacienti, mjeku dixhital dhe konsulta virtuale, menaxhimi për një cilësi jetese më të lartë për pacientët tonë.
Diskutime dhe komente nga të gjithë palët e përfshira në rrugëtimin e pacientëve gjatë pandemisë, të lehtësojmë rrugëtimin për një menaxhim më të mirë të sëmundshmërive kronike.
Eventi është i akredituar nga QZHP-QKEV