“DITA BOTËRORE E MELANOMËS” 4 MAJ 2020

Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë

  

Dita Botёrore e Melanomës ka si synim të rrisë ndërgjegjësimin e popullatës ndaj kancerit tё lёkurёs. Kjo ditë synon të inkurajojë njerëzit të ekzaminojnë rregullisht lëkurën e tyre dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë shenja të njohura të një nishani malinj. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm shoqërohet me një shkallë shumë më të lartë të mbijetesës.

 

Melanoma është një nga llojet më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Ajo zhvillohet në qelizat ku prodhohet melanina, pigmenti që përcakton ngjyrën e lëkurës sonë. Njohja e simptomave të para të këtij lloj kanceri mundëson zbulimin dhe trajtimin e tij, përpara se sëmundja të përhapet. Melanoma mund të trajtohet suksesshëm, nëse zbulohet në kohë. Shkaku i melanomës nuk është i qartë.

 

Shenjat paralajmëruse të melanomës (ABCDE):

A – Asimetria e nishanit.

B Kufij jo të qartë të nishanit.

C – Ngjyrë jo uniforme.

D Diametri mbi 6 mm

E – Evolucioni i nishanit -  ndryshim në kohë i formës, madhësisë apo ngjyrës.

 

Grupet më të rrezikuar për të zhvilluar melonomë janë personat që kanë:

- Lëkurë të bardhë

- Djegie nga dielli

- Ekspozim të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, i cili rrit rrezikun e      zhvillimit të kancerit të lëkurës.

- Nishane të shumta apo nishane të pazakonta në pjesë të ndryshme të trupit

- Histori familjare të melanomës

- Sistem imunitar të dobësuar

 

Parandalimi dhe zbulimi i hershëm

 

Masa më e rëndësishme për parandalimin e kancerit të lëkurës është mbrojtja efektive nga rrezet ultravjollcë. Më poshtë paraqiten disa mesazhe kyç për parandalimin e zhvillimit të melanomës: