Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Sofje, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2024/2025
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (140 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Numri i bursave
1 (një)
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze, që ofron Universiteti i Mjekësisë në Sofje, Bullgari klikoni në linkun e mëposhtëm;
https://mu-sofia.bg/en/international-activities/erasmus-programme/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni KËTU
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni KËTU
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni KËTU
*Afati i aplikimit: 18.12.2024