Kongresi i katërt SEEEDCM

Shoqata Shqipetare e Mjekësisë së Urgjencës organizon kongresin e katërt SEEEDCM që do te mbahet në Tiranë, në datat 26-28 maj 2023.

Realizimi I idesë që lindi para 6 vitesh në Athinë në ambjentet ku zhvillohej kongresi I XI I EUSEM, për të patur një aktivitet të tillë, tashmë është një realitet. Ai nisi në Beograd, dhe vijoi në Stamboll dhe Selanik. Këtë vit Tirana do të jetë pritësi i një aktiviteti kaq të madh, që do të organizohet në bashkëpunim me shoqatat si motra të Bosnje-Heregovinë, Croaci, Greqi, Hungari, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia, Turqia dhe me mbështjen e EUSEM.

Qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin për konsolidimin e mëtejshëm të mjekësisë së urgjencës. Në këtë kongres, përmes shkëmbimit të eksperiencave, ideve, trajnimeve që do të ofrohen në fushën e urgjencës, rrisim kapacitetet tona, përftojmë njohuri dhe përgatitemi për të përballuar sa më mirë sfidat e së ardhmes

Tirana është një qytet i bukur, me shumë histori dhe njerëz të dashur dhe bujarë.

Ju mirepresim!