Trajnimi: “Ekzaminimi Neurologjik dhe Dhimbja e Shpinës"

Këtë të mërkurë, Fakulteti i Mjekësisë në bashkëpunim me “Med Talent” do të organizojë trajnimin: “Ekzaminimi Neurologjik dhe Dhimbja e Shpinës".

Të ftuar do të jenë dy mjekë amerikanë dr. Gary Russell dhe dr. Susan Russell.

Përveç pjesës teorike do të organizohet dhe pjesa praktike ku studentët pjesëmarrës do të ndahen në grupe më të vogla.

Trajnimi do të organizohet ditën e mërkurë, ora 13:00, në katin e dytë në godinën e lëndëve paraklinike.

Ky trajnim do të ndiqet nga trajnime të tjera në javët e ardhshme.