Doktoratura

ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE NE CANCERIN COLORECTAL - Endrit Shehi

PERMBLEDHJE
Tumoret karakterizohen nga nje tipar shume i rendesishem: Rritja e pakontrolluar e qelizave tumoriale. Tumoret mund të klasifikohen si hematopoetike dhe johematopoetike.
Brenda cdo kategorie tumoret mund të ndahen më tej në ato me origjinë të ngjashme histologjike, psh tumoret qe rrjedhin nga i njejti organ si kanceri i stomakut apo kollonit ose ne tumore nga i njejti tip qelizor, sikurse tumore qe rrjedhin nga qeliza epiteliale.
Studimet epidemiologjike kane treguar nje lidhje te rendesishme ndermjet shume faktoreve te brendshem dhe te jashtem, megjithese sekuenca e sakte e ngjarjeve vazhdon te jete e panjohur. Formimi i metastazave tumorale karakterizohet nga shkeputja e disa qelizave tumorale nga tumori primar dhe infiltrimi ne rrymen e gjakut.
Canceri colorektal i quajtur edhe canceri i kolonit perfshin qeliza kancerogjene ne pjesen e kolonit, rectumit dhe apendisitit.
Me afersisht 655,000 vdekje ne vit ze nje nga shkaqet kryesore te vdekjeve nga kanceri ne Europen perendimore. Shume kancere colorectale mendohet te fillojne nga polipet adenoma ne colon.
Keto qeliza ne formen e kerpudhave zakonisht jane beninje, por disa mund te shnderrohen ne kancer me kalimin e kohes.
Terapia eshte zakonisht kirurgjikale, e cila ne disa raste pasohet nga kemioterapia.
Simptomat e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e tumorit dhe nese eshte perhapur ne vende te tjere te trupit (metastazat). Simptomat dhe shenjat mund te ndahen ne lokale, kushtezuese (qe ndikojne tere trupin) dhe metastatike (perhapur ne organet e tjera).
Stadi i kancerit te kolonit eshte nje vleresim i sasise se depertimit te nje kanceri te caktuar. Kryhet per arsye diagnostikuese dhe kerkimi si dhe per te percaktuar metoden me te mire te trajtimit.
Sistemet per stadifikimin e kancerit kolorektal varen nga sasia e invazionit lokal, shkalla e lymfonodujve si edhe nese ka metastaza.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
ALTERNATIVAT KIRURGJIKALE  NE CANCERIN COLORECTAL - Endrit Shehi