Doktoratura

KALKULOZA E KOLECISTES - FAKTORET E NDERLIKIMIT TE KALKULOZES SE KOLECISTES DHE TRAJTIMI KIRURGJIK I TYRE - Gafur Memeti

PARATHËNIE
Patologjia e kalkulozës së kolecistës dhe kirurgjia hepatobiliare bënë pjesë me afër 22% të kirurgjisë abdominale në Repartin Kirurgjik të Gostivarit. Kjo patologji paraqet problem kirurgjik social dhe ekonomik, për këtë arsye kemi shkruar këtë punim doktorature, për qëllim të shërimit më racional të pacientit me një kosto sa më të ulët.
Shkaku i dytë ka qenë jo më pak i rëndësishëm se i pari, në shërimin kirurgjik të kësaj patologjie, kushtet më të favorshme operative , diagnostikimi preoperative dhe intraoperative me aparaturë me bashkëkohore dhe metoda e teknika operative bashkëkohore me anë të secilave kemi patur përmirësim të dukshëm të rezultateve operative dhe morbiditet postoperative më të ulët.
Prej metodave dhe teknikave operative është prezantuar ajo për të cilën në përvojën tone Kirurgjike shumë vjecare kemi akumuluar përvojë dhe kemi arritur rezultate terapeutike të lakmueshme.
Komplikimet postoperatore, të cilat për fat të keq nuk kemi patur mundësi gjithmonë të ju shmanegemi dhe shërimin e tyre, kanë gjetur vendin e tyre në këtë punim doktorature.
Sa do të plotësojë dëshirat tona ky hulumtim duhet të vlerësojnë në rradhë të parë specializantët dhe specialistët e ri të Kirurgjise.
Ky punim doktorature është shkruar në bazë të përvojes personale të autorit.

Për të shkarkuar të plotë materialin klikoni link-un e mëposhtëm:
KALKULOZA E KOLECISTES - FAKTORET E NDERLIKIMIT TE KALKULOZES SE KOLECISTES DHE TRAJTIMI KIRURGJIK I TYRE - Gafur Memeti