Rektorati

Historiku i Universitetit te Mjekesise

 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)  është qëndra publike e ekselencës së formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, trajnimit afatgjatë dhe e specializimit në të gjitha fushat mjekësore dhe përbën shembullin më të mirë të kampusit universitar në Republikën e Shqipërisë.   

 Në historikun e saj 60 vjeçar, Mjekësia Shqiptare filloi veprimtarinë e saj me krijimin e Institutit të Lartë Mjekësor (ILM), më 22 shtator 1952, dhe si rezultat i bashkimit të pesë Instituteve të Larta të vendit, në vitin 1957, ky Institut u bë pjesë përbërëse thelbësore në themelimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës. Më pas, në strukturën e Universitetit Shtetëror të Tiranës u formua Fakulteti i Mjekësisë. 

 Në sajë të rëndësisë dhe vlerave të Mjekësisë Shqiptare, më në fund, me krijimin e Universitetit të Mjekësisë, ajo nderohet me tempullin e saj të mirënjohjes, dijes dhe zhvillimit të mëtejshëm në fushat mjekësore.

 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë u themelua më datë 23.01.2013 me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Krijimi i Universitetit erdhi si rrjedhojë e ndryshimeve rrënjësore në strukturat e institucioneve të arsimit të lartë publik dhe nga dëshira e profesoratit të nderuar që ka punuar për të pasur më në fund një universitet tërësisht mjekësor në Shqipëri. Ky krijim erdhi si detyrim i domosdoshëm i Mjekësisë Shqiptare që të interpretojë dhe të orientojë sa më mirë transformimet dhe zhvillimet teknologjike të kohës, duke garantuar përpunimin, inovacionin, transferimin dhe vlerësimin e njohurive në avantazh të individit dhe të shoqërisë shqiptare. Në strukturën e UMT-së u bashkuan Fakulteti i Mjekësisë dhe ai i Infermierisë, të cilët u shkëputën nga Universiteti i Tiranës dhe u bënë pjesë përbërëse e pesë njësive kryesore të këtij Universiteti. Këto njësi janë të ndara në pesë fakultete, përkatësisht: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike si dhe Fakulteti i Shëndetit Publik.

 Strukturat e Universitetit ndodhen vetëm pak minuta larg nga qëndra e Kryeqytetit dhe ndodhen në periferinë veri-lindore të Tiranës, brenda Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT). Brenda QSUT-së ndodhen dy nga Fakultetet e Universitetit, Fakulteti i Stomatologjisë dhe ai i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe zyrat administrative të Rektoratit. Ndërsa strukturat e tjera të UMT-së, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Farmacisë, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Biblioteka e Universitetit ndodhen në rrugën e Dibrës, përballë zyrave të administratës së QSUT-së.

 

 Rektorati

 

Prof. Dr. ARBEN GJATA           

REKTOR  I  UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË                                                                    

 

Prof. Dr. ANYLA BULO                  

ZV. REKTORE PËR KURRIKULAT DHE MENAXHIMIN AKADEMIK                                                                    

                                                                     

 Prof. As. SUELA KËLLIÇI              

ZV.REKTORE PËR KËRKIMIN SHKENCOR

                                                                                                                           

Z. MIRJEL DOLLANI                    

KANCELAR  I  UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 

website : www.umed.edu.al

 

 

 

 

 

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit