Konferenca Ndërkombëtare: "Ethics in Medicine", 31 mars 2012, Hotel Tirana International.

Seksioni i Shkencave Mjekesore i Institutit Alb-Shkenca deshiron t’ju informoje per aktivitetin e saj te ardhshem:

Konferenca Ndërkombëtare: "Ethics in Medicine", 31 mars 2012, Hotel Tirana International.

Konference 1-ditore, e para e ketij lloji e niveli e organizuar ne Shqiperi, do te kete si relatore te ftuar personalitete akademike te nivelit te larte, drejtues katedrash universitare dhe personalitete te tjera nga disa universitete te Europes dhe me gjere: Itali, France, Angli, Izrael, Belgjike, Republika Ceke, Austri, si dhe personalitete akademike shqiptare (per me shume, jeni te lutur te shihni programin bashkengjitur).

Konferenca organizohet nen kujdesin dhe kontributin e Ministrise së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërise, Ambasadës Italiane në Tiranë, Institutit të Kultures Italiane Shqipëri dhe Ndërmarrjes Spitalore të Bolonjës, Itali (AUSL Bologna).

Qëllimi i aktivitetit eshte theksimi i rëndësisë së Etikës mjekësore në aktivitetin e përditshëm të të gjithë profesionistëve të mjekësisë, si dimension themelor i raportit me pacientin dhe përditësimi I profesionistëve të mjekësisë me koncepte të reja lindur nga përqasjet e fundit të mjekësisë në kontekste të ndyshme të tilla si Etika e transplanteve, Etika e psikiatrisë, Etika e përdorimit të energjive rrezatuese në mjekësi, Etika në raport me përdorimin e teknologjisë mjekësore, Etika në kërkimet shkencore mjekësore, etj.

Pjesëmarrja është e hapur për mjekë të të gjitha specialiteteve, menaxherë në fushën e mjekësisë, stomatologë, farmacistë, infermierë dhe teknikë laboratori.

Akreditimi i aktivitetit është në proces nga Qendra Kombetare e Edukimit në Vazhdim (informacione ne websitin e tyre: http://www.qkev.gov.al/sq/akreditimi/aktivitete-te-akredituara

Rregjistrimi per në konferencë mund të bëhet ne faqen web të Institutit Alb-Shkenca: http://www.alb-shkenca.org/index.php?/Aktivitete_te_Alb-Shkences/Ethics_in_Medicine.php
Ju kujtojme se kjo është forma e vetme per t’u rregjistruar në këtë aktivitet.
Kuota e Pjesëmarrjes do të jetë 2500 ALL dhe pagesa do të bëhet përpara konferencës, nëpërmjet koordinatave bankare të cilat do të dërgohen me email pas rregjistrimit.
Jeni te ftuar të merrni pjesë në këtë aktivitet me rëndësi të veçantë në kontekstin e sotëm social shqiptar. Jeni gjithashtu të lutur t’a shperndani informacionin tek të gjithë miqtë dhe kolegët tuaj të shumtë të cilët mund të jenë të interesuar për këtë aktivitet.

Me respekt,
Dr. Altin Stafa
Drejtues i Seksionit të Shkencave Mjekësore të Institutit Alb-Shkenca
Neuroradiology Dpt.; Maggiore Hospital, 40100, Bologna, Italy

Per te pare programin e konferences klikoni ne ( link me program pdf)