Rrjetet Europiane Studentore "Mjekësi dhe Farmaci"

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, në bashkepunim me Shoqatën MAYA organizojnë një leksion të hapur për të informuar studentët e degëve të mjekësisë dhe farmacisë në lidhje me rrjetet Europiane Studentore dhe përfshirjen në to.

Shoqata MAYA aktualisht është pjesë e rrjetit EMSA (European Medical Students Association) & EPSA (European Pharmaceutical Students Associations) dhe ka eksluzivitetin e tyre për herë të parë për studentët e mjekësisë dhe farmacisë në Shqipëri, nga ku studentët që studiojnë në këto degë mund të angazhohen në nivel Europian.

Gjatë leksionit do të diskutohet më në detaj se cilat janë këto rrjete, cfarë realizojnë, si mund të përfshihesh në to dhe gjithashtu dhe avantazhet në të qënit pjesë e tyre.