Kursi i Dermatoskopisë "YOUdermoscopy"

Fakulteti i Mjekesise - Sherbimi Universitar i Dermatologjise dhe Venerologjise, nen perkujdesjen e Prof. Dr. Ermira Vasilit dhe ne bashkepunim me:

Shoqaten Nderkombetare te Dermatoskopise dhe
Universitetin "Aristotel" te Selanikut - Greqi

organizon Kursin e Dermatoskopise me titull:
"YOUdermoscopy"

me date 28 Prill 2018, ne oren 10:00-14:30, ne sallen "William A. Johnson" te Fakultetit te Mjekesise, UMT, Tirane.

Lektor kyç:
Prof. Dr. Aimilios Lallas
Sekretar i Pergjithshem i Shoqata Nderkombetare te Dermatoskopise , 
Profesor ne Universitetin "Aristotel" , Selanik , Greqi. 
Autor i 186 artikujve shkencore ne revista peer-reviewed ne Pubmed. 
Referues ne mbi 200 Konferenca Nderkombetare. 
Organizues i mbi 50 kurseve te Dermatoskopise ne 20 vende te ndryshme. 

Ne aktivitet marrin pjese specialiste dhe specializante te Dermatologjise nga Shqiperia dhe Kosova, por eventi eshte i hapur per te gjithe te interesuarit.

Kursi eshte i akredituar nga UMT.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit