STUDENT PER 1 DITE, 15 MAJ 2018

Po planifikoni të filloni studimet tuaja universitare në një nga programet e ofruara nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë? Dëshironi të keni mundësinë ta njihni nga afër Fakultetin tone?

Nëse dëshironi të kaloni një ditë në Fakultetin tone, të ndiqni një orë mësimore (leksion, seminar, laboratore apo praktika), të takoheni me stafin administrativ, të takoni profesorë të ndryshëm dhe të vizitoni ambjentet e Fakultetit tonë, atëherë ju ftojmë në programin tone ‘‘Student për një ditë’.

Kliko tek FLETEPALOSJA per me shume informacione.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit