"The Next Revolution: Navigated Spinal Surgery"

Fakulteti i Mjekësisë (Departamenti i Neuroshkencave - Shërbimi Universitar i Neurokirurgjisë) në bashkëpunim me 
Universitetin South Florida dhe Tampa General Hospital, Florida (SHBA) organizojnë leksionin e hapur"

"The Next Revolution: Navigated Spinal Surgery"

me date 12 Mars 2018, ora 11:00-12:30 ne sallen "William A. Johnson".

Lektori i ftuar:
Prof. Dr. Kenneth Maliq Louis
Profesor Klinik i Neurokirurgjisë në Universitetin e South Florida (SHBA)
Neurokirurg në Tampa General Hospital, Florida (SHBA)

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit