Leksione mbi Mjekesine e Urgjences

Fakulteti i Mjekesise, Tirane ne bashkepunim me Ambasaden Franceze ne Shqiperi, Agjensine Universitare te Frankofonise, dhe Universitetin e Nicës "Sophia Antipolis" organizon kursin: "Leksione mbi Mjekesine e Urgjences".

Lektori kyç: Prof. Dr. Jacques LEVRAUT, Qendra Spitalore Universitare e Nicës, Universiteti i Nicës "Sophia Antipolis", Nicë, Francë

Leksionet jane te hapura per te gjithe profesionistet, specializantet dhe studentet e interesuar mbi Mjekesine e Urgjences.

Gjuha zyrtare e kursit eshte gjuha frënge.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit