Leksion i Hapur ne Historine e Mjekesise

Fakulteti i Mjekesise Tirane (Katedra e Historise se Mjekesise) ne bashkepunim me Universitetin e Insubrias (Itali) organizon:

Leksionin e Hapur ne Historine e Mjekesise me lektore:
Dr. Shk. Marta Licata, Università dell'Insubria, Varese, Itali

Leksioni i hapur kryhet ne kuadrin e leksioneve te rregullta ne lenden e "Historise se Mjekesise", por jane te ftuar edhe studente, specializante dhe pedagoge te interesuar.

Leksioni zgjat nje ore dhe do te perseritet dy here ne oraret e meposhtme.

Orari:
11:30 - 12:30
Viti i Pare, Paraleli i Dyte

12:45 - 13:45
Viti i Pare, Paraleli i Pare

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit