Akreditimi i Universitetit te Mjekesise,Tirane

Urimet me te perzemerta per akreditimin ne nivelin me te larte te universitetit tone, per te cilin kam pasur gjithnje besim te patundur, bazuar te traditen ekselente 65-vjecare te Fakultetit te Mjekesise dhe forcen vizionare te profesoratit te tij elitar. Sot e ndiej te nevojshme te falenderoj ne rradhe te pare publikisht te gjithe pedagoget, studentet e te gjitha programeve te studimit dhe niveleve, personelin ndihmes akademik dhe administrativ dhe rrjetin tone formues spitalor dhe institucional per punen e pafundme, te cilen fotografite e postimit e pasqyrojne vetem ne nje cast. Nuk kam emra, se duhej te shkruaja qindra, por kam vetem respekt dhe admirim perballe mijera faqeve te shkruara dhe perkthyera persosmerisht; perballe nje perpjekjeje titanike akademike dhe administrative e cila prodhoi kete rezultat te shkelqyer. Ne sintoni te plote me komunitetin akademik dhe administrativ te universitetit kjo arritje madhore konfirmon fjalen tone kyc - ME TE MIREN PER ME TE MIRET!- Prof.Dr.Xheladin Dracini

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit