Portali i Studentit NR.2

PORTALI I RI I STUDENTIT

Në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me Rrjetin Akademik Shqiptar (RASH), informojmë studentët se është krijuar sistemi i ri për menaxhimin e të dhënave online në Platformën ESSE3.Linku i Portalit të ri të Studentit: https://www.umt.esse3.u-gov.rash.alNë shërbimin online “Lista e fakulteteve”, mund të informoheni mbi informacionin administrativ dhe didaktik të fakulteteve. Në këtë fazë të krijimit të Portalit të ri përfshihet dixhitalizimi i informacionit të studentëve. Ftojmë studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve (viti akademik 2014-2015) të regjistrohen online tek menyja “Regjistrim online i Studenteve”.Për informacione mbi regjistrimin, ju lutemi të konsultoni manualin e përdorimit për studentët.Për informacione dhe asistencë të mëtejshme, mund të informoheni pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës.

BETIMI I HIPOKRATIT

Betohem për emër të Apollos mjekut, të Asklepiusit dhe Higjeas e Panaceas, e për emër të të gjitha perëndive dhe perëndeshave, që do të jenë dëshmitarë të mij, se do ta përmbush sipas aftësive dhe gjykimit tim, këtë betim dhe detyrim; Se do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër ... Read more ...

hipokratit